Home / Lajme / Maqedoni / BFI e dënoi dhunë në bazë etnike dhe fetare

BFI e dënoi dhunë në bazë etnike dhe fetare

4 dhjetor-Pas rastit të fundit kur një grup dhunues në mes të Shkupit ushtruan dhunë të paparë ndaj disa studentve vetëm e vetëm pse kanë komunikuar në mes veti në gjuhën turke BFI konstaton se është e domosdoshme që të kyçen të gjithë faktorët e shoqërisë duke filluar nga familja, shkollat, organizatat e të rinjëve, organizatat joqeveritare, si dhe institucionet kompetente shtetërore në tejkalimin e kësaj krize të mendjës dhe moralit.

Bashkësia Fetare Islame e shpreh indinjatën e vet dhe i gjykon të gjitha ngjarjet të cilat kanë për qëllim të sfidojnë përçarje, dhunë dhe urrejtje në mes të qytetarëve në bazë të përkatësisë etnike dhe fetare.

Pas rastit të fundit kur një grup dhunues në mes të Shkupit ushtruan dhunë të paparë ndaj disa studentve vetëm e vetëm pse kanë komunikuar në mes veti në gjuhën turke BFI konstaton se është e domosdoshme që të kyçen të gjithë faktorët e shoqërisë duke filluar nga familja, shkollat, organizatat e të rinjëve, organizatat joqeveritare, si dhe institucionet kompetente shtetërore në tejkalimin e kësaj krize të mendjës dhe moralit.

“Dhuna dhe urrejtja nuk duhet të shndërrohen në metodë për t’i shfryer ndjenjat emotive personale dhe për zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve të imponuara. Shpresojmë se ky reagim i ynë, sinqerisht do të mirëkuptohet nga të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim të parkatësisë së tyre etnike dhe fetare dhe të gjitha llojet të veprimit të dhunshëm së bashku do t`i gjykojmë dhe së bashku do të veprojmë në tejkalimin e kësaj energjie negative”, thuhet në kumtesën.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *