Home / Lajme / Maqedoni / Bild: Lajme shumë shqetësuese nga Shkupi

Bild: Lajme shumë shqetësuese nga Shkupi

Ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bild ka shprehur shqetësime lidhur me situatën e fundit politike dhe tensionet në Maqedoni.

“Janë shumë lajme shqetësuese nga Shkupi për ate se si policia ka hyrë në Parlament dhe i ka nxjerrë jashtë deputetët e opozitës. Demokracia e Bashkimit Evropian nuk duhet të funksionojë kështu”, ka shkruar shefi i diplomacisë suedeze dhe një nga figurat kryesore të politikës evropiane, Karl Bild, në profilin e tij në Twitter.

Edhe diplomatë të tjerë të vendeve anëtare të BE-së kanë shprehur shqetësime lidhur me situatën e djeshme dhe tensionet në Shkup, që pasuan për shkak të buxhetit 2013 dhe protestave të opozitës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *