Home / Lajme / Maqedoni / Bllokada të shumta në komunikacion

Bllokada të shumta në komunikacion

28 dhjetor-Më keq situata është në bulevardin Ilinden dhe Marshall Tito, kurse tollovitë dhe pritjet e gjata prezente janë edhe në afërsi të udhëkryqit për në Bërvenicë. Apsak më mirë situata me kaosin në komunikacion nuk është në pjesën tjetër të qytetit në afërsi të shkollës së muzikës në dalje të Tetovës për në rrugën regjionale që çon në vendkalimin kufitar Jazhincë. Me këtë kaos të komunikacionit rrugor në Tetovë përballen mijëra drejtues të makinave çdo ditë kurse krahas policisë rrugore vërehet edhe automjeti i merimangës

Urim Hasipi
Në këtë periudhë parafestive komunikacioni në qytetin e Tetovës pothuajse është paralizuar tërësisht. Kolona të gjata të veturave vërehen në rrugët krysore të qytetit ndërsa për të arritur nga njëri skaj i qytetit në tjetrin nevojiten më shumë se 30 minuta. Bulevardet kryesore në qytet në këtë periudhë janë të stërmbushura me vetura kurse prijtjet në kolona janë të gjata.Numri i lartë veturave nëpër këto rrugë, ka bërë që të krijohen tollovi, pritje të gjata dhe nervoziëm tek shoferët. Ndërkaq, kësaj situate me kaosin në komunikacion i ka ndihmuar edhe pastrimin i pjesërishëm i vendparkimeve nga bora dhe mungesa e parkingjeve në krahasim me numrin e veturave që qarkullojnë në ditë në Tetovë. Më keq situata është në bulevardin Ilinden dhe Marshall Tito, kurse tollovitë dhe pritjet e gjata prezente janë edhe në afërsi të udhëkryqit për në Bërvenicë. Apsak më mirë situata me kaosin në komunikacion nuk është në pjesën tjetër të qytetit në afërsi të shkollës së muzikës në dalje të Tetovës për në rrugën regjionale që çon në vendkalimin kufitar Jazhincë. Me këtë kaos të komunikacionit rrugor në Tetovë përballen mijëra drejtues të makinave çdo ditë kurse krahas policisë rrugore vërehet edhe automjeti i merimangës, transmeton TV KOHA. Nga Sektori për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore, pohojnë se tollovitë në komunikacion janë pasojë e ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje për këtë kohë feste. “Këtyre ditëve vërehet se ka më shumë automjete në rrugët e Tetovës të cilët krijojnë edhe tollovi. Kjo situatë është prezente dhe e zakonshme në këtë kohë, pasi që vijnë edhe mërgimtarët për pushimet festive. Automjeti i merimangës është në teren por kjo nuk mund të ndihmojë në këtë situatë. Ka shumë vetura të cilët parkohen në vende të palejuara përskaj trotuareve ku frekuentimi është tepër i madh dhe kaosi është i paevitueshëm”, thotë Krenar Ibrahimi, udhëheqës i Sektori për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore në komunën e Tetovës. Ndërkaq, Policia e Tetovës ka njoftuar se këtyre ditëve ka shtuar prezencën e tyre nëpër rrugë për të tejkaluar këtë situatë. “Ditëve të fundit kemi rritur prezencën e policëve nëpër rrugët e Tetovës, të cilët në mënyrë konkrete dhe profesionale marrin masa që komunikacioni të zhvillohet pa pengesa dhe të ketë një siguri më të madhe në rajonin qendror të qytetit dhe në udhëkryqe. “ Por për shkak të kapacitetit të kufizuar të rrugëve dhe të pamjaftueshëm për një numër kaq të madh të veturave dhe hapësirave të pakta për parkim, në këtë kohë krijohen tollovi duke patur parasysh se në këtë kohë vijnë një numër i madh i mërgimtarëve”, thotë zëdhënësi i Policisë së Tetovës Marjan Josifovski, transmeton TV KOHA-Tetovë. Së këndejmi policia apelon tek drejtuesit e makinave që të respektojnë shenjat e komunikacionit dhe urdhërat e policëve që rregullojnë komunikacionin, të mos parkohen në vende ku nuk është lejuar parkimidhe të tregojnë nivel të lartë të kulturës në komunikacion. Sipas policisë, ata që do të injorojnë këto apele do të përballen me dënime dhe padi për kundërvajtje. Sipas statistikave gjatë katër ditëve të kaluara zyrtarisht janë rregjistruar 6 aksidente trafiku në qytet, ndërsa jozyrtarisht ky numër është dyfish më i madh pasi që një pjesë e aksidenteve nuk lajmërohen në polici por vetë pjesëmarrësit në aksident arrijnë marrëveshje, njofton TV KOHA. Nga policia e Tetovës jozyrtarisht kanë njoftuar se në Tetovë dhe rrethinë mesatarsisht çdo shtëpi ka nga dy vetura dhe kjo i kontribuon në masë të madhe kaosit në komunikacion.

TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *