Home / Sport / Bora ndan pa gola Renovën dhe Pelisterin

Bora ndan pa gola Renovën dhe Pelisterin

Takimi u zhvillua në kushte skajshëmërisht të vështira për lojë, ndërsa bora që kishte kapluar Tetovën mbuloi tërësisht terenin, duke u vashtirësuar futbollistëve detyrën e tyre.

Ndeshja e parë e javës së 18-të në Ligën e Parë të futbollit në vend, ndërmjet Renovës dhe Pelisterit është mbyllur me barazimin 0:0. Takimi u zhvillua në kushte skajshëmërisht të vështira për lojë, ndërsa bora që kishte kapluar Tetovën mbuloi tërësisht terenin, duke u vashtirësuar futbollistëve detyrën e tyre. Gjithsesi edhe pse në skaje të rregullshmërisë, takimi u zhvillua, por tifozët e paktë nuk kishin rastin të shohin gol në ndonjërën rrjetë edhe pse të dyja ekipet kishin disa mundësi të mira. Renova sulmonte që në fillim dhe kërkonte golin e shpejtë, ndërsa miqtë të vendosur në kundërsulme, disa herë u kanosën fuqishëm. Deri sa tentimet e futbollistëve të Renovës ishin jashta kuadrantit të portës së Pelisterin, në anën tjetër miqtë mundën të avansojnë në një kundërsulm kur tre futbollistë u gjetën përballë një mbrojtësi vendas, mirëpo Gllavevski u kujtua gjatë dhe humbi këtë mundësi. Pak më vonë përsëri Gllavevski ishte ai që tentoi portën, mirëpo Zendeli intervenoi bukur, duke pritur këtë goditje. Në pjesën e dytë Renova u hodh e tëra në sulm dhe me gjithë forcat kërkonte golin e fitores. Dhe në fakt, vendasit kishin disa mundësi të mira, kur Simovski goditi traversën, Asani nuk ishte preciz, pak më vonë tjetër shtyllë e vendasve, para se tentimi i mrekullueshëm i Bajramit me gërshërë të përfundojë jashtë portës. Në fund skuadrat u ndanë baraz 0:0, që më së shumti i konvenoi ekipit nga Manastiri. Ky ishte barazimi i 3-të i Renovës në këtë sezon, kështu që xhepçishtasit mbyllin sezonin vjeshtor me 21 pikë të tubuara dhe ndalen në pozitën e 9-të, që është shumë më pak se sa pritjet reale për këtë skuadër, që viteve të fundit rregullisht prezantonte vendin në skenën ndërkombëtare. Barazimin e Renovës e shfrytëzoi Rabotniçki që në terren vendas me rezultatin 3:1 e mundi Bregallnicën e Shtipit. Të dielën në program janë katër ndeshje, prej të cilave vëmendjen e tërheq derbi lokal i skuadrave tetovare mes Teteksit dhe Shkëndijës. Kjo përballje do të zhvillohet në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup. Ndeshja më interesante e javës së 18-të do të zhvillohet në Kërçovë ku Napredoku pret Metalurgun. Drita është mysafire e Horizontit, ndërsa Vardari ndeshjen me Sileksin ku do festojë titullin e kampionit vjeshtor do ta zhvillojë me fillim në ora 16:00.

LPFM, java e 18-të:
Renova 0:0 Pelisteri
Rabotniçki 3:1 Bregallnica
Të dielen:
13:00Horizonti – Drita
13:00Teteksi – Shkëndija
13:00Napredoku – Metalurgu
16:00 Vardari – Sileksi

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *