Home / Lajme / Maqedoni / Bugajski: Bullgaria e destabilizon Ballkanin duke e penguar Maqedoninë drejt BE-së

Bugajski: Bullgaria e destabilizon Ballkanin duke e penguar Maqedoninë drejt BE-së

17 dhjetor-“Është e mundshme Qeveria e Maqedonisë të mos rikuperohet. Janë të mundshme protesta të popullatës shqiptare. Ja pse, sipas meje, kjo zgjidhje është kundërproduktive jo vetëm për Maqedoninë por edhe për mbarë rajonin”, vlerëson Bugajski i cili është ekspert për EJL-në në Qendrën për hulumtime strategjike dhe ndërkombëtare në Uashington.

Vendimi i Bullgarisë për t’i vënë veto fillimit të negociatave për inkuadrim Maqedonisë drejt BE-së është kundërproduktive jo vetëm për Maqedonisë, por edhe për mbarë rajonin, vlerëson eksperti amerikan për Ballkanin, Janush Bugajski duke e komentuar pozitën e Bullgarisë.

“Kjo është politikë vetëshkatërruese e cila mund të kontribuojë për destabilizimin e rajonit. Nëse Maqedonia bllokohet në një kohë të pacaktuar si me anëtarësimin në NATO ashtu edhe në BE, do të pasojë jostabilitet i brendshëm në vend. Veçanërisht në mesin e pakicës shqiptare ka pakënaqësi të fuqishme për shkak të mungesës së progresit drejt eurointegrimeve”, deklaroi Bugajski për radion kombëtare Bullgare.

Sipas tij, “nëse vendet e BE-së si Bullgaria vazhdojnë ta bllokojnë Maqedoninë shkruhet një e ardhme e paparashikueshme”.

“Është e mundshme Qeveria e Maqedonisë të mos rikuperohet. Janë të mundshme protesta të popullatës shqiptare. Ja pse, sipas meje, kjo zgjidhje është kundërproduktive jo vetëm për Maqedoninë por edhe për mbarë rajonin”, vlerëson Bugajski i cili është ekspert për EJL-në në Qendrën për hulumtime strategjike dhe ndërkombëtare në Uashington.

Në lidhje me motivet e Sofjes lidhur me historinë e dy vendeve dhe përpjekjet e Maqedonisë, siç theksohet, ta pushtojë historinë bullgare, Bugajski thotë “se nuk është shumë i sigurt se çka saktësisht kërkojnë bullgarët pasi që gjithmonë do të ekzistojnë nacionalistë në Maqedoni të cilët do të pretendojnë për pjesë të historisë bullgare”.

“Mendoj se pozita bullgare për këtë çështje vetëm do t’i ndez edhe më shumë tensionet negative të nacionalistëve të cilët do të përdoren nga Qeveria e Maqedonisë”, konstaton Janush Bugajski.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *