Home / Sport / Cana paralajmëron Lacion: Në qershor mund të iki!

Cana paralajmëron Lacion: Në qershor mund të iki!

“Unë nuk jam nga ata që tërhiqet dhe dorëzohet lehtë. Do të qëndroj te kjo skuadër dhe nuk e kam mendjen te merkato e janarit, pasi dua të provoj shanset e mia për një vend mes titullarëve. Këtë sezon do ta mbyll këtu. Në verë do të shohim nëse ka ndonjë ofertë interesante dhe do të mundohem ta shoh sa më seriozisht atë, por deri në fund të sezonit jam këtu”, ishte deklarata e mesfushorit shqiptar te “Sky Channel”.

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Lorik Canës në skuadrën e Lacios. Këtë fakt e ka pohuar vetë futbollisti i përfaqësueses shqiptare, menjëherë pas ndeshjes së fundjavës kundër Parmës, ku luajti si zëvendësues. Pikërisht qëndrimi në stol ka bërë që futbollisti të mendojë për largimin nga ekipi kryeqytetas, edhe pse pohon se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm në fundin e sezonit dhe jo në janar.
“Unë nuk jam nga ata që tërhiqet dhe dorëzohet lehtë. Do të qëndroj te kjo skuadër dhe nuk e kam mendjen te merkato e janarit, pasi dua të provoj shanset e mia për një vend mes titullarëve. Këtë sezon do ta mbyll këtu. Në verë do të shohim nëse ka ndonjë ofertë interesante dhe do të mundohem ta shoh sa më seriozisht atë, por deri në fund të sezonit jam këtu”, ishte deklarata e mesfushorit shqiptar te “Sky Channel”.
Pavarësisht fjalëve të mira të trajnerit Petkoviç në adresë të futbollistit shqiptar, ai vazhdon të shihet si një alternativë e titullarëve dhe 233 minutat e koleksionuar në këtë sezon e provojnë më së miri një gjë të tillë. Njëkohësisht, Cana po aktivizohet më shumë si mbrojtës se si mesfushor, me Petkoviç që ka bërë të qartë se nuk ka një vend në mesfushë për lojtarin shqiptar.
Si rrjedhojë, largimi bëhet një hipotezë mëse reale, me shumë skuadra që interesohen për të, sidomos Olimpik Marsejë në Francë e Volfsburg në Gjermani, të cilat do të ishin gati të merrnin 28 vjeçarin.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *