Home / Sport / Çelsi shkon në finalen e Botërorit të Klubeve

Çelsi shkon në finalen e Botërorit të Klubeve

Çelsi ka siguruar pjesëmarrjen në finalen e Botërorit të Klubeve duke kaluar lehtësisht me rezultatin 3-1 skuadrën meksikane të Monterrei. Të dielën, ekipi i drejtuar nga Rafael Benitez do të vihet përballë skuadrës së Korinthians, në finalen e zakonshme Evropë-Amerikë e Jugut.

Në ndeshjen e luajtur sot, Çelsi kaloi në avantazh me anë të Mata që në minutën e 17-të, ndërsa skuadra meksikane nuk kishte forcën për të vënë në vështirësi të mëdha Peter Çeh.
Ndeshja zgjidhet në fillimin e pjesës së dytë, kur fillimisht Torres dyfishon rezultatin, ndërsa dy minuta më vonë Çavez dërgon topin në portën e vet në tentativën për ta larguar. Goli i ngushëllimit për skuadrën meksikane u shënua në minutën e 92-të nga De Nigris.
Pas kësaj ndeshje, duket se kanë ardhur edhe sinjalet e para pozitive për Çelsin, si vazhdimësia me të cilën Torres po arrin të gjejë rrugën e rrjetës (5 gola në 3 ndeshjet e fundit), apo edhe kthimi në fushën e lojës i Frenk Lampard, i cili mungonte prej më shumë se dy muajsh për dëmtim.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *