Home / Sport / Cerezo: Reali nuk ka 60 milion euro për Falkaon!

Cerezo: Reali nuk ka 60 milion euro për Falkaon!

Enrike Cerezo, presidenti i Atletiko Madrid, ka deklaruar se e ndjen veten të qetë përballë interesit që po shfaqin klubet më të mëdha në botë për sulmuesin e skuadrës së tij, Radamel Falkao. Mes këtyre është edhe Real Madrid, por vetë Cerezo ka deklaruar se nuk është i sigurt që rivalët të kenë në dispozicion 60 milion eurot që duhen për të paguar klauzolën e largimit të lojtarit.

“Unë i kam 60 milionë euro dhe janë mirë aty ku janë. Por nuk jam i sigurt nëse Real Madrid i ka këto 60 milionë, unë mbaj llogaritë vetëm për veten time. Të them të drejtën nuk kam edhe shumë nerva të diskutoj këtë temën e Falakos, pasi e kam mendjen te ndeshja e Kupës ndaj Getafe”, tha ai.
Një ditë më parë, në një aktivitet të organizuar nga gazeta “AS” për lojtarët më të mirë të vitit, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez dhe kapiteni i kësaj skuadre, Iker Kasijas, kishin bërë shaka para gazetarëve duke deklaruar se i kishin shkruar në një pecetë letre ftesën Falkaos duke ia kaluar në tavolinë, taktikë të cilën Perez e kishte vënë në zbatim në vitin 2000 kur ftoi Zinedin Zidan në radhët e skuadrës së tij. Por Cerezo nuk e ka pritur me shumë humor këtë batutë të madrilenëve. “Unë nuk pashë asnjë pecetë në tavolinë, për më tepër ishin prej stofi e jo letre, ndaj nuk di se për çfarë e kanë fjalën”.
Megjithatë, në këtë darkë të organizuar nga gazeta spanjolle, ai nuk ka kursyer një tjetër thumbim ndaj Florentino Perez. Duke bërë urime gjatë koktejit, Perez i tha Cerezos: “Shpresoj që të dilni mes 5 të parëve në kampionat”. Kundërpërgjigja e presidentit të Atletiko Madrid ishte më e hidhur. “Ky është një kampionat mes dy skuadrave, ku ne mund të dalim vetëm të parët apo të dytët. Unë ngre dolli që portugezët të vazhdojnë të qëndrojnë në ekipin tënd”, ishte batuta e Cerezo.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *