Home / Lajme / Maqedoni / Cërvenkovski paralajmëron radikalizim

Cërvenkovski paralajmëron radikalizim

Shkup, 27 Djetor – Kryetari i opozitës maqedonase Branko Cërvenkovski ka deklaruar se për opozitën nuk ka mbetur zgjedhje tjetër dhe se patjetër janë detyruar për të dalë në rrugë.

Cërvenkovski këtë e theksoi në intervistën për median boshnjake “Federalna.ba”.

“Nuk kemi çka të kërkojmë më në Parlament dhe se paralajmërojmë se do të pasojnë edhe aktivitete tjera, nuk nuk do ti bëjmë të ditur paraprakisht. Revolta kundër regjimit antidemokratik të VMRO-DPMNE po kulmon”, ka theksuar Cërvenkovski.

Ai sërish ka krahasuar kryeministrin Nikolla Gruevski me diktatorin serb Sllobodan Millosheviq, duke theksuar se ai po nxit gjakderdhje në vend.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *