Home / Lajme / Maqedoni / Cërvenkovski: Sonte fillon mosbindja qytetare, bojkot zgjedhjeve

Cërvenkovski: Sonte fillon mosbindja qytetare, bojkot zgjedhjeve

Mosbindja qytetare e organizuar nga Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) do të fillojë që sot, me bllokimin e udhëkryqeve kryesore në mbarë vendin.

Shkup, 25 dhjetor – Kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, ka njoftuar në një konferencë për shtyp se rezistenca popullore do të fillojë me bllokimin në kohëzgjatje prej 30 minutash të arterieve kryesore të trafikut në të gjitha qytetet në Maqedoni, nga ora 18 deri në ora 18 e 30.

Në Shkup do të jetë e bllokuar sonte rruga përpara Kuvendit që çon në drejtim të “Rekord”-it, ndërsa të shtunën do të organizohet një protestë përpara selisë partiake të VMRO-DPMNE-së.

Qëllimi i gjithë kësaj, ka thënë Cërvenkovski, është rikthimi i rendit kushtetues dhe të demokracisë.

“Prandaj, ky regjim totalitar duhet të ikën. Dje ndodhi vrasje me paramendim e demokracisë. Kthim pas nuk ka. U rrahën brutalisht ata që e përfaqësojnë zërin e popullit, të cilët e mbronin bastionin e fundit të demokracisë. Si në çdo diktaturë, u mënjanuan edhe gazetarët. Dje, pushteti ndërsente popullin kundër popullit dhe krijoi gjak të kobshëm. Dje ndodhi puç nga ana e pushtetit”, ka theksuar kreu socialdemokrat.

Cërvenkovski ka paralajmëruar se LSDM nuk do të marrë pjesë në asnjëlloj zgjedhjesh për sa kohë që nuk krijohen kushte për zgjedhje fer dhe demokratike.

“Ky pushtet nuk mund ta bëjë këtë”, ka thënë kreu i LSDM-së.

“Gruevski ëndërron tashmë shtatë vite për fundin tim dhe sa më shumë që ëndërron, aq më shumë i shtohet makthi për fundin e tij”, ka vijuar Cërvenkovski. (ZHURNAL)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *