Home / Sport / Cilat rekorde i kanë mbetur Mesit?

Cilat rekorde i kanë mbetur Mesit?

“E theva rekordin e Gerd Myler që të mos flitej më për rekorde dhe të vazhdoj të jetoj me qetësi”. Kjo është batuta më e famshme që ka bërë Mesi gjatë ditës së fundit për objektivin e 86 golave brenda një viti kalendarit. Por argjentinasi 25 vjeçar, të cilin e pret një karrierë e ndritur në vazhdim, ka ende disa rekorde të tjera që mund të thyejë shumë shpejt.

Golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampioneve
Me dy golat e shënuar ndaj Spartak Moskës, Mesi barazoi Van Nistelroin si golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Ligës së Kampioneve, me 56 rrjeta të tundura. Para tij mbetet vetëm Raul me 71 gola të shënuar. Është e qartë që argjentinasi me shumë mundësi do ta kalojë këtë shifër, pasi është vetëm 25 vjeç dhe i mungojnë vetëm 15 gola.

Golashënuesi më i mirë në historinë e Barcelonës
Mesi ka kaluar që në sezonin e kaluar shifrën e vendosur nga Sezar dhe është kthyer në golashënuesin më të mirë të historisë së Barcelonës në ndeshjet zyrtare. Por ai ka ende rekorde për të thyer në këtë klub, pasi ekziston ende shifra e 369 golave të shënjuar nga Paulino Alkantara, e cila përfshin ndeshjet zyrtare dhe miqësore. I dyti në listë është Samitier, që ka 333 gola. Këto rekorde janë të destinuar për t’u thyer, pasi Mesi ka aktualisht 305 gola me fanellën e Barcelonës. Gjithçka është thjesht çështje kohe.

Të thyejë rekordin e Zarra në kampionatin spanjoll
Mesi është aktualisht golashënuesi i 9-të më i mirë i historisë së kampionatit spanjoll me 192 golat e tij. Përpara ka legjenda të futbollit. Në vendin e parë qëndron Zarra me 251 gola, i ndjekur nga Hugo Sançez me 234 dhe Raul me 228. Aktualisht, katalanasi është vetëm 59 gola larg Zarra. Duke patur parasysh se në sezonin kaluar shënoi 50 gola në kampionat dhe që tani ka shënuar 23 të tillë në këtë edicion, kuptohet që bëhet fjalë për çështje kohe edhe këtu.

Golashënuesi më i mirë në kombëtaren argjentinase
Një tjetër rekord që mund të thyhet me kalimin e viteve është ai i kombëtares. Mesi për momentin është i katërti në renditjen e të gjitha kohëve, me 31 gola të shënuar, vetëm 3 larg Maradonës, 4 larg Krespos dhe 25 larg Batistutës që mban rekordin aktual me 56 gola të shënuar.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *