Home / Sport / Conte: Juve do të bëjë transfere të mëdha

Conte: Juve do të bëjë transfere të mëdha

Antonio Conte shpreson se Juventusi do të jetë në gjendje sërish të shtyhet financiarisht me klubet më të mëdha evropiane.

“Shpresoj se një ditë ne do të jemi në gjendje të sjellim lojtarë që vlejnë 35, 40, 45 milionë euro. Pastaj ne do të jemi në gjendje të shikojnë në klube si Paris Saint-Germain, Real Madrid, dy skuadrat nga Manchesteri dhe Bayern Munich”.

“Këtë vit ne ishim në tregun transferues pa harxhuar para, duke sjellë përforcime me fondet që kishim, në lojtarë si [Kwadwo] Asamoah dhe [Mauricio] Isla, dhe duke rikthyer [Sebastian] Giovinco dhe duke sjellë transfero të lira si [Paul] Pogba”.

“Tash ne duhet të mbetemi të qetë dhe të vazhdojmë këtë rrugë. Është e rëndësishme të ndjekim arritjen e vitit të kaluar në garën për Scudetton, derisa të ruajmë formën në Ligën e Kampionëve për të vazhduar projektin e nisur nga klubi”, ka thënë Conte.

Juve sonte do të përballet me Cagliarin në kuadër të Kupës së Italisë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *