Home / Sport / Conte krenar që theu rekordin e Capellos

Conte krenar që theu rekordin e Capellos

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, i ka lavdëruar lojtarët e tij pas triumfit prej 3-1 kundër Cagliarit, me ç’rast është vënë edhe një rekord i ri në numrin e pikëve të fituara brenda një viti kalendarik.

Pas kësaj fitoreje, kampioni i Italisë ka grumbulluar 94 pikë brenda vitit 2012, një më shumë se Juventusi i Fabio Capellos para shtatë vitesh.

“Sot (e premte) shfaqëm zemërimin dhe hakmarrjen tonë, e cila na mundësoi të regjistronim 94 pikë në vitin 2012, duke tejkaluar rekordin e vënë nga Fabio Capello”, ka deklaruar Conte pas ndeshjes.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *