Home / Sport / Corinthias “pushton” Botën

Corinthias “pushton” Botën

Corinthias është shpallur kampion bote për klube pasi mundi në finalen e Jokohamës Chelsea-n, kampionen në fuqi të Champions League.

Anglezët e drejtuar nga Rafael Benitez luajtën mirë në pjesën e parë dhe dukej se do ta zgjidhnin shpejt takimin, por me kalimin e minutave u “zhdukën” duke lëshuar terren për brazilianët.

Në pjesën e dytë, Guerrero, ish-sulmuesi peruan i Bayern Munchen, shënoi golin e fitores për Corinthias (69’).

Në këtë mënyrë, pas 5 fitoreve të skuadrave europiane, rikthehet një ekip nga Amerika Latine të fitojë një Botëror Klubesh FIFA. Hera e fundit kishte ndodhur në vitin 2006, kur Internacionali mundte Barcelonën e Ronaldinhos.

Në “finalen e vogël”, takimin që vendos vendin e tretë dhe të katërt të turneut, meksikanët e Monterrey arritën të fitonin ndaj egjiptianëve të Al Ahly me rezultatin e pastër 2-0.

Golat u shënuan nga Corona (3’) dhe Delgado (66’).

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *