Home / Sport / Dënime drastike për KV Liria

Dënime drastike për KV Liria

Pezullim 12-të muajsh për volejbollistin Sadik Feratin dhe 6-ta muaj për trajnerin Hakik Ferati ka shqiptuar komisioni disiplinor pranë Federatës së Volejbollit të Maqedonisë, pas incidenteve që ndodhën gjatë dhe pas ndeshjes ndërmjet Lirisë dhe Sinalkos, e zhvilluar më 17-të nëntor të këtij viti.

Ndeshja në fjalë u fitua nga Sinalko me rezultatin 3:1, ndërsa deri sa skuadrat largoheshin drejt dhomave të zhveshjes, volejbollisti Sadik Ferati, së bashku me një shikues nga tribuna sulmojnë kapitenin e Sinalkos, duke kontribuar në krijimin e një rëmuje të madhe. Paraprakisht Sadik Ferati sulmoi edhe arbitrin Serafimovski. Gjithë këto ‘faje’ kanë bërë që komisioni disiplinor të ndëshkojë ashpër volejbollistin e Lirisë, i cili do të duhet të pushojë nga çdo aktivitet sportiv që organizohet nga Federata e Volejbollit të Maqedonisë. Ndërkohë gjashtë muaj pezullim edhe për trajnerin Hakik Ferati, i cili fajsohet për nxitje të incidentit. E ndërkohë komisioni disiplinor ka pezulluar për tre muaj edhe arbitrin Predrag Serafimovski, për shkak të mos ndërmarjes së masave konkrete si refer kryesor i takimit, për shkak të sjelljes aggressive të Feratit. Gjithsesi ndëshkimet duken serioze, Hakik Ferati është njeriu kryesor në klub, që mban të gjallë këtë skuadër dhe pritet të shihet se si do të rrjedhin gjërat pas këtyre vendimeve. Mbetet e paqartë kush do të drejtojë ekipin në vazhdim të kampionatit?!

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *