Home / Lajme / Maqedoni / Deputetët rrihen, të lënduara Bendevska dhe Kazanxhiska

Deputetët rrihen, të lënduara Bendevska dhe Kazanxhiska

Rrihen mes veti deputetët në Parlament. Të lënduara janë deputetet e LSDM-së, Kazanxhiska dhe Bendevska. Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski evakuohet nga Parlamenti. Video do të keni pas pak.

Situata e tensionuar në godinën e Parlamentit ka arritur kulmin kur deputetët e LSDM-së nuk kanë lënë Veljanovskin të nisë seancën duke u mbledhur dhe shtyrë para foltores. Paraprakisht ata shtyheshin ndërmjet veti para dyerve të sallës së seancave.

Deputetët e opozitës janë vendosur që me çdo kusht të parandalojnë votimin e Buxhetit në Parlament. Safet Bishevac tha se nëse është nevoja dhe do të përdoret dhuna por votimi i Buxhetit të njëanshëm sot nuk do të lejohet.

Situatë e tensionuar mbisundon edhe jashtë Parlamentit ku është lënduar një person.

Partitë shqiptare nuk prononcohen ende. Mbrëmë Izet Zeqiri nga Rilindja Demokratike Kombëtare tha se edhe shqiptarët duhet të dalin në protesta.

RAHJE NË PARLAMENT

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *