Home / Sport / Deri kur Tetova me këto kushte?

Deri kur Tetova me këto kushte?

Gjithë sezoni vjeshtor Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë solli shumë ndeshje në Tetovë, ku luajnë Shkëndija, Renova dhe Teteksi, mirëpo nëse pyetemi se çfarë kushtesh ofroi stadiumi i qytetit, atëherë do të hapim një temë më shumë tragjike, se sa komike.

Sporti kërkon kushte, infrastrukturë dhe gjithë gjërat tjera shoqëruese që aktivitetin e bëjnë komplet. Këto gjëra në vendet tjera të avansuara as që dikutohen, por këtu tek ne janë probleme themelore. Në fakt, më shumë duket se po improvizojmë se sa që bëjmë sport apo meremi me diçka. Këta probleme tangojnë gjithë rajonin, mirëpo qyteti i Tetovës disi është më i prekur në këtë drejtim dhe po qëndron prapa qyteteve tjera këtu në Maqedoni. Gjithë sezoni vjeshtor Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë solli shumë ndeshje në Tetovë, ku luajnë Shkëndija, Renova dhe Teteksi, mirëpo nëse pyetemi se çfarë kushtesh ofroi stadiumi i qytetit, atëherë do të hapim një temë më shumë tragjike, se sa komike. Tereni katastrofal për lojë në të cilin është çudi e vërtetë se sa shumë pak lëndime ka patur, tribunat e shkataruara ku në pjesën e pambuluar është vështirë të qëndrohet dhe rrezikon drejtëpërsëdrejti shëndetin e shikuesve, mungesë parkingu me qytetarët që gjinden ashtu si që dinë, pa vend adekuat për gazetarët dhe personat zyrtarë dhe në fund mos harojmë të përmendim pjesën më ‘luksoze’, ‘vip tribunën’ ku nuk mundesh të hysh nga pluhuri dhe plehrat, ndërsa dera e ‘lozhës’ duket qesharake pasi ka mbetur vetëm korniza e saj. Nëse gjithë kësaj ‘tragjedie’ i’a shtojmë se asnjëra prej tre skuadrave elitare s’kanë teren ndihmës ku do t’i zhvillonin seancat stërvitore, atëherë çuditemi se si këto ekipe kanë arritur viteve të fundit suksese që vërtet duhet të kënaqin secilin. Thonë të rrinjtë janë garanca e sukseseve për të ardhmen. Po ku do të zhvillohen ata të rrinjë, në mungesë të kushteve elementare për punë? Dhe pastaj lind pyetja, sa është korekte të presim rezultate të larta, kur klubet tona punojnë në kushte katastrofale?! Por jo vetëm futbolli. Ku janë sportet tjera? Tetova s’ka palestër sportive ku do të garonin klubet e hendbollit, volejbollit, basketbollit, e kështu me rradhë. Në fakt palestra egziston, por e njëjta nuk shfrytëzohet për sport, por është bërë çerdhe e narkomanëve dhe personave pa shtëpi, e cila shpesh din të merr edhe viktima, si e tillë duke qenë larg syve të institucioneve. Rast konkret kishte javë më parë, kur në palestër u gjet një trup i pajetë. Dhe më tragjikja për gjithë këtë është se fitohet përshtypja se askush nuk bregoset nga kjo situatë. Institucionet kompetente heshtin, klubet punojnë në kufijtë e ambisit, disa sporte si basketbolli dhe hendbolli thuajse fare nuk egzistojnë dhe ne si shoqëri dalëngadalë fundosemi në aspektin sportiv. Deri kur kështu, nuk e dihet, por parashtrohet pyetja edhe sa do të durojnë klubet në funksionimin e tyre amatorë, deri sa publiku kërkon rezultate nga ata?!

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *