Home / Sport / Drama e Vilanovës, i rishfaqet tumori!

Drama e Vilanovës, i rishfaqet tumori!

Tito Vilanova ka mësuar sot një lajm shumë të hidhur, atë të rishfaqjes së kancerit në gjëndrën parotide, për të cilën trajneri i Barcelonës ishte operuar në nëntorin e vitit 2012. Katalanasit janë tronditur nga ky lajm i papritur, ndërsa kanë anuluar si konferencën për shtyp të planifikuar nga presidenti Rosell, ashtu edhe darkën e Krishtlindjeve që do të shtronin me gazetarët.

Një vit më parë, Vilanova u shkëput nga Barcelona për pak kohë pasi kreu një operacion të komplikuar për heqjen e një tumori. Trajneri, që asokohe ishte ndihmësi i Pep Guardiolës, u kthye në fushë pas 3 javësh, me lajmin se gjithçka kishte shkuar mirë dhe se i ishte kthyer jetës normale.
Katalanasit, para se të firmosnin me trajnerin pas largimit të Guardiolës, kishin marrë “OK” edhe nga mjekët të cilët kishin kryer operacionin, me këta të fundit që kishin bërë të qartë se shenjat e kancerit nuk ishin shfaqur te Vilanova.
Por problemet shëndetësore janë kthyer e sipas mediave spanjolle, ai i ka kërkuar drejtuesve të klubit që ta lejojnë të shkëputet nga drejtimi i skuadrës, pasi për momentin do të merret me situatën e tij shëndetësore.
Drejtimin e Barcelonës pritet ta marrë Hordi Roura, 45 vjeçari që aktualisht luan rolin e asistentit të Vilanovës dhe që gjatë kohës së Guardiolës ishte skauti i kundërshtarëve të ekipit katalanas. Ai është një nga personat më të besuar të Vilanovës, i cili e njeh që në kohët kur ishin bashkë në akademinë e Barcelonës.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *