Home / Sport / Drita në pushim dimëror

Drita në pushim dimëror

“Gjithsesi se duhet të jemi të kënaqur me arritjet e ekipit në vjeshtë, mirëpo realisht kemi mundur të jemi edhe më lartë në renditje. Mirëpo mos harojmë se jemi debutues në këtë shoqëri dhe globalisht duhet të jemi të kënaqur në këtë vit historik, kur në pranverë shënuam suksesin më të madh në egzistencën e Dritës, inkuadrimin në Ligën e Parë. Tani do ketë përforcime dhe largime, por në këtë moment nuk mund të precizoj asgjë. Ajo që është e sigurtë, është se Drita përgatitjet dimërore do t’i startojë më 15 janar”,”, deklaroi kryetari i KF Drita, Abedin Aliti-Abi.

Edhe pse futbollistët e Dritës ndërprenë seancat stërvitore menjëherë pas ndeshjes me Vardarin, drejtuesit e klubit të martën organizoi drekë të përbashkët me gjithë futbollistët dhe gjithë anëtarët e kryesisë, ku edhe zyrtarisht është mbyllur gjysmëstinori vjeshtor dhe futbollistët kanë shkuar në pushim të merituar. Drejtuesit kanë falemenderuar futbollistët për mundin e dhënë, duke bërë që gjysmëstinori i parë historik i debutimit të Dritës në Ligën e Parë të cilësohet i suksesshëm. Drita në 18-të ndeshje të zhvilluara regjistroi 6 fitore, në 5 takime luajti baraz, ndërsa pësoi 7 disfata, duke grumbulluar 23 pikë që ekipin e pozicionojnë në vendin e 7-të. “Gjithsesi se duhet të jemi të kënaqur me arritjet e ekipit në vjeshtë, mirëpo realisht kemi mundur të jemi edhe më lartë në renditje. Vlerësojmë se kemi mundur të kemi minimalisht prej 4 deri në 6 pikë më shumë në saldon tonë, të cilat do të na bënin të ndjehemi më komod në renditje. Mirëpo mos harojmë se jemi debutues në këtë shoqëri dhe globalisht duhet të jemi të kënaqur në këtë vit historik, kur në pranverë shënuam suksesin më të madh në egzistencën e Dritës, inkuadrimin në Ligën e Parë”, deklaroi kryetari i KF Drita, Abedin Aliti-Abi, i cili zbuloi një pjesë të planeve të skuadrës për vitin e ardhshëm. “Në takimin e fundit me futbollistë kishim një bisedë të përbashkët që kishte karakter pune. Sa u përket parapërgatitjeve për atë që na pret vitin e ardhshëm, ato fillojnë që nga ky moment, pasi përpara kemi shumë punë. Normal që tani kemi nisur në planifikimin dhe organizimin e obligimeve dhe detyrave për fillimin e përgatitjeve për pjesën e dytë të kampionatit. Do ketë përforcime dhe largime, por për këtë në këtë moment nuk mund të precizoj më shumë. Ajo që është e sigurtë në këtë moment është se Drita përgatitjet dimërore do t’i startojë më 15 janar”, përfundoi numri një i skuadrës së Dritës, Abedin Aliti.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *