Home / Sport / Drita pret liderin

Drita pret liderin

“Jemi të bindur se kemi kualitet, potencial dhe mundësi për të fituar dhe deri në fund të ndeshjes do të besojmë në një gjë të tillë. Do japim më shumë se 100% në teren dhe në fund do shohim nëse kjo do jetë e mjaftueshme për të fituar ndeshjen”, deklaroi futbollisti i Dritës, Mensur Idrizi.

Të dielën në program janë ndeshjet e javës së 17-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni, në të cilat do të kemi disa takime interesante, ndërsa vëmendjen më të madhe e tërheq takimi në Bogovinë, ku Drita do të presë liderin dhe kampionin në fuqi, Vardarin. Bogovinasit pas një serie të mirë, kanë pësuar humbje në dy ndeshjet e fundit, madje pa shënuar gol. Së pari u mundën 3:0 nga Sileksi në kuadër të Kupës së Maqedonisë, ndërsa javën e shkuar u dorëzuan para Renovës në Tetovë, kur humbën 2:0. Mirëpo tani të gjithë janë të mendimit se është koha për t’u rrikthyer në rrugën e fitores edhe do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, nëse miret parasysh fakti se përballë do të kenë ekipin e Vardarit që është në seri prej 9-të ndeshjeve pa disfatë dhe humbjen e fundit e kanë përjetuar 7 tetor nga Shkëndija në Tetovë. “Këto të dhëna flasin qartë për detyrën e vështirë që na pret, por ne jemi të bindur për të dhënë maksimumin dhe për të tentuar të nxjerim tre pikë nga ky duel. Të flasësh për Vardarin është e tepërt, pasi dihet se për çfarë ekipi bëhet fjalë, mirëpo ne në asnjë mënyrë nuk mendojmë të dorëzohemi para kohe. Jemi të bindur se kemi kualitet, potencial dhe mundësi për të fituar dhe deri në fund të ndeshjes do të besojmë në një gjë të tillë. Do japim më shumë se 100% në teren dhe në fund do shohim nëse kjo do jetë e mjaftueshme për të fituar ndeshjen”, shprehet anësori i Dritës, Mensur Idrizi, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Vardarit. “Kam kaluar periudhë të mirë te Vardari, kam shokë te kjo skuadër, por tani mendoj vetëm për Dritën dhe për mënyrën se si t’i marrim tre pikët”, përfundoi ‘Culi’. Duel interesant pritet edhe në Tetovë, ku Shkëndija do të presë Napredokun, që javën e kaluar ‘kuqezinjëve’ u’a ‘morën’ pozitën e tretë në renditje. Tani ‘kampionët e 100 vjetorit të Pavarësisë’ mendojnë se do të kthejnë Napredokun përsëri aty ku ishin para një jave. “Skuadër cilësore që merr rezultate pozitive dhe nuk është rastësisht atje lartë. Mirëpo pozita e tretë për ta do të vlejë vetëm për javën që shkoi, pasi nga e diela nuk do jenë më aty, pasi do të humbin nga ne. Vetëm fitorja vjen parasysh, për të lënë pas dy dështimet e fundit në Tetovë”, flet me bindje mbrojtësi i djathtë i Shkëndijës, Mexhit Neziri, skuadra e të cilit në dy ndeshjet e fundit si vendas humbi 1:2 nga Horizonti dhe 0:3 nga Bregallnica. Renova pas triumfit ndaj Dritës udhëton drejt Kratovës me shpresë për rezultat pozitiv përballë Sileksit. Pelisteri pret Teteksin, Metalurgu ndeshet me Rabotniçkin në derbin e Shkupit, ndërsa Bregallnica takohet me befasinë më të madhe të këtij sezoni, Horizont Turnovën. Të gjitha ndeshjet zhvillohen të dielën dhe fillojnë në orën 13:00.

Dyshet e javës së 17-të:
Shkëndija-Napredoku,
Drita-Vardari,
Sileksi-Renova,
Pelisteri-Teteksi,
Metalurgu-Rabotniçki,
Bregallnica-Horizonti.

Shkëndija mer paratë e UEFA-s

Shtëpia e Futbollit Evropian UEFA, ka ‘amnestuar’ 16-të prej 23 klubeve që ishin në ‘listën e zezë’ për shkak të problemeve me finansat, që ndërlidhen me rregullat e reja për fair-play finansiar. Si që dihet në mesin e këtyre skuadrave ishte edhe Shkëndija, ndërsa pasi bën pjesë në mesin e 16-të ekipeve të liruara nga hetimet e mëtejshme, ‘kuqezinjtë’ tetovarë do të marrin paratë që u takojnë për pjesëmarjen në kualifikimet për Liga Evropa.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *