Home / Sport / Dy sportiste me shumë perspektivë të diasporës shqiptare

Dy sportiste me shumë perspektivë të diasporës shqiptare

Janë dy motra nga Tetova që tani jetojnë në Liechtenstein, një mbretëri kjo kjo e vogël që ka 36.000 banor dhe ndodhet në mes të Zvicrës dhe Austrisë buzë lumit Rajna. Më e madhja nga motrat Ademi quhet Aurora dhe është e lindur më 14 maj të vitit 1997, kurse tjetra është Legjenda e cila është e lindur më 6 nëntor të vitit 1998, që të dyja nxënëse të Shkollës Sportive në Schaan (qyteti dyti me madhësi në Liechtenstain) në kuadër të L.V.B.V-së.

Që të dyja kanë filluar të merren me volejboll që nga viti 2007 në skuadrën e pioniereve të Klubit të Volejbollit në Mauren të Liechtenstein-it. Si sport numër dy Aurora e ka tenisin, kurse Legjenda futbollin. Edhe pse me moshë shumë të re, ato janë duke luajtur me shumë sukses për klubet e tyre, madje ato bëjnë gara në katër kategori, U-15, U-17, U-19 dhe U21. Krahas volejbollit motrat Ademi me mjaft sukses luajnë edhe volejboll në plazh ku në garat me moshataret e tyre janë kampione të vërteta. Pa dyshim se një ardhmëri e ndritur troket seriozisht në portën e suksesit të këtyre dy tetovareve. Në vazhdim ju sjellim disa rezultate që pasqyrojnë sukseset e motrave Ademi në garat e deritashme:

– 2010 Aurora me Legjendën- kupa e Liechtenstein-it U15- vendi i 2 dhe kampionati i Liechtensteinit 2010- vendi i 3
– 2011-Kupa e Liechtensteinit U15- vendi i 2
– 2012- Kupa e Liechtensteinit U17- vendi i 3
– 2011- Kampionati Kombëtar U15- vendi i 3
– 2012- Kampionati Kombëtar U21- vendi i 4
– në Qershor 2012-kanë marrë pjesë në Kampionatin Botëror (shkollor) në Tualon të Francës me Kombëtaren e Liechtenstein-it
– 2011- Unitet World Games në Klagenfurt me Kombëtaren e Liechtenstein-it vendi i 5-të
– 2012- me Kombëtaren e Liechtenstein-it U17 në Belinzona Kampionati i Zvicrës.
– Tani Aurora luan në Ligë të II-të (D2) për klubin Volley Eschen Mauren.
– U17 dhe U 19 për Klubin e Volejbollit Galina.
– Aurora momentalisht luan edhe për Kombëtaren Liechtenstein-it U19.
– Legjenda tani luan po ashtu në Ligë të II-të për Klubin Volley Eschen Mauren
– U17 dhe U19 për klubin Galina dhe për Kombëtaren e Liechtenstein-it U17 dhe U19.

Duke ju dëshiruar sukses në të ardhmen, për fund vlen të cekim se dëshirë e madhe e motrave ademi është që një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojrat Olimpike në në volejboll të plazhit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *