Home / Lajme / Maqedoni / Edicioni i 12 i festivalit për fëmijë Bletëzat

Edicioni i 12 i festivalit për fëmijë Bletëzat

6 dhjetor-Në natën finale do të këndojnë 18 këngëtarë dhe këngëtare të vegjël të moshave nga 6 deri në 12 vjet me këngë nga autorë të ndryshëm. Festivali Bletëzat është me karrakter garues në të cilin fëmijët do të konkurojnë për një vend të parë, dy vende të dyta, tre vende të treta, çmimi “Bletëza më e vogël”, teksti më i mirë dhe paraqitja më e mirë skenike.

Sonte në orën 18.00 në qendrën për kulturë në Tetovë mbahet festivali i 12 me radhë për fëmijë Bletëzat të cilën e organzion Radio Bleta nga Tetova. Ky festival tradicional i këngës për fëmijë kësaj radhe ka siguruar pjesëmarrjen e fëmijëve nga disa qytete të Republikës së Maqedonisë dhe Kosovës.

Në natën finale do të këndojnë 18 këngëtarë dhe këngëtare të vegjël të moshave nga 6 deri në 12 vjet me këngë nga autorë të ndryshëm. Festivali Bletëzat është me karrakter garues në të cilin fëmijët do të konkurojnë për një vend të parë, dy vende të dyta, tre vende të treta, çmimi “Bletëza më e vogël”, teksti më i mirë dhe paraqitja më e mirë skenike.

Si zakonisht interesimi për këtë festival është i madh si nga fëmijët poashtu edhe nga ana e prindërve sepse përveç fëmijëve që garojnë me këngët e tyre në festival marrin pjesë edhe mbi 50 fëmijë që përbëjnë korrin e fëmijëve të udhëhequr nga profesoresha Laurije Ibrahimi.

Në festivalin Bletëzat që nga fillimi i tij, e deri në këtë edicion kanë konkuruar autorë të njohur dhe si rezultat i kualitetit të lartë nga ky festival kanë dal këngëtarë dhe këngëtare që sot janë pjesë e estradës muzikore shqiptare. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *