Home / Lajme / Maqedoni / Ekonomia e zezë solli pasoja në politikë

Ekonomia e zezë solli pasoja në politikë

20 dhjetor-Tolerimi i ekoniomisë informale ka zvogëluar produktivitetin e punës , zhvlerëson punën, sjell uljen e të ardhurave të buxhetit, uljen e kontributeve për sigurime shoqërore,dhe motivacion për investime dhe inovacione.Tema në fjalë analizon specifikat e procesit të tranzicionit si dhe dukuritë e ndjeshme të ekonomisë informale dhe fenomet shoqëruese të saj siç janë korrupsioni, evazioni tatimor, monopolet joformale që e shoqërojnë procesin e trazicionit”, thotë Tahiri.

Ekonomia informale apo e njohur si ekonomia e zezë, fshehja e tatimit si dhe konkurenca jolegale ka ndikuar negativisht në zhvillimin e ekonomisë këto 20 vite në Maqedoni.

Në këtë drejtim, këta probleme shumë pak janë studiuar nga qarqet universitare dhe analizuar nga institucionet shtetërore. Kjo temë është trajtuar nga Harun Tahiri, profesor universitar në USHT, i cili këtyre ditëve ka mbrojtur temën e doktoraturës në USHT. Tema e doktoraturës ka qenë “Ndërvarrësia midis privatizimit të pronës dhe ekonomisë informale në Maqedoni”. Sipas tij, kjo temë është shumë pak e studiuar deri më tani në qarqet universitare dhe pak e trajtuarë nga institucionet qendrore dhe lokale.

“Në fillimin të periudhës së trazicionit kësaj dukuri i jepej komponentë sociale dhe dalje emergjente nga kriza, por me kalimin e kohës morri përmasa të mëdha dhe rezultoi me pasoja jo vetëm ekonomike dhe sociale por edhe politike. Tolerimi i ekoniomisë informale ka zvogëluar produktivitetin e punës , zhvlerëson punën, sjell uljen e të ardhurave të buxhetit, uljen e kontributeve për sigurime shoqërore,dhe motivacion për investime dhe inovacione.Tema në fjalë analizon specifikat e procesit të tranzicionit si dhe dukuritë e ndjeshme të ekonomisë informale dhe fenomet shoqëruese të saj siç janë korrupsioni, evazioni tatimor, monopolet joformale që e shoqërojnë procesin e trazicionit”, thotë Tahiri.

Ai, për dalje nga situata propozon model të menaxhimit institucional, eliminimit apo zvoglimit të ekonomisë informale.

“Masa që do të ndihmonin në formalizimin e ekonomisë informale, konkluza dhe rekomadime si dhe platformë të përbashkët. Nëse nuk ndërmeren masa apo një kthesë e kësaj gjendje pasojat do të jenë të mëdha në përshpejtimin e zhvillimit ekonomiko social në përgjithësi si dhe zhvillimin e demokracisë”, thotë ai, duke shtuar më tej se ekonomia e zezë, i ka dhënë shumë impulse edhe krizës ekonomike që mbizotëron në përgjithësi. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *