Home / Lajme / Maqedoni / Ekspoze e fundvitit e kryetarit Sadi Bexheti

Ekspoze e fundvitit e kryetarit Sadi Bexheti

Shprehim bindjen e plotë se bashkërisht mund t’i tejkalojmë vështirësitë dhe mund t’ia dalim në synimin për të bërë më të mirën e mundshme në dobi të gjithë qytetarëve të Tetovës. Kjo rrugë është e pandalshme dhe gjithë së bashku mund t’i japim kësaj rruge vullnetin e përhershëm për t’i ndryshuar gjërat dhe për t’i dhënë Tetovës zhvillimin e qëndrueshëm”, tha Bexheti.

Komuna e Tetovës vitin që po e lëmë pas e ka vlerësuar si të suksesshëm.

Këtë e ka theksuar kryetari i kësaj komune, Sadi Bexheti në fjalimin e tij të fundvitit, duke theksuar se komuna ka sfiduar problemet dhe sfidat e ndryshme, duke hasur edhe vështirësi në menaxhimin e problemeve.

Rruga e zhvillimit të qëndrueshëm gjithmonë mbetet me shumë sfida. Kjo rrugë kërkon energji, përkushtim dhe bashkëpunime të gjithanshme për të hapur dhe zgjeruar perspektivën në të mirë të qytetarëve.
Gjatë tërë kohës ne kemi qenë të vetëdijshëm se do të ballafaqohemi me sfida të shumta, por, gjithashtu, kemi qenë të vendosur që t’i tejkalojmë ato, duke vendosur përballë tyre punën tonë , transparencën me opinionin dhe gjithë kapacitet për t’i menaxhuar problemet.
Duke u mbështetur në bashkëpunimet e shumta dhe duke vënë në plan të parë punën e përbashkët dhe këmbëngulëse, vitin 2012 e vlerësojmë si të suksesshëm për komunën e Tetovës, në shumë plane, pa harruar edhe vështirësitë.
Investimet në infrastrukturë, arsim, kulturë, sport, në shoqërinë civile, në mbrojtjen sociale kanë qenë prioritet i punës edhe gjatë vitit që po lëmë pas. Me mundësitë tona, ne jemi përpjekur që me projekte konkrete të prekim çdo pjesë të qytetit dhe të përkrahim çdo kategori shoqërore.

Kemi realizuar një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve të vendit dhe ndërkombëtare, me të cilat kemi lidhur marrëveshje bashkëpunimi për shumë projekte që tashmë i kemi përfunduar dhe që janë në përfundim e sipër.

Në partneritet me USAID-in, kemi realizuar projekte të përbashkëta të frytshme për krijimin e mundësive për aftësimin e të rinjve në tregun e punës. Në këtë drejtim është edhe themelimi i Këshillit Ekonomik Social në komunën e Tetovës që hap një horizont zhvillimi ekonomik dhe përfshirje sa më të gjerë të të rinjve. Ka vazhduar edhe këtë vit partneriteti për rikonstruimin e shkollave, që mundëson përmirësimin e kushteve të mësimit për fëmijët e qytetit tonë. Si fryt i këtij bashkëpunimi të përhershëm është rinovuar shkolla e mesme ekonomike “8 Shtatori” dhe shkolla fillore “Migjeni”.
Në partneritet me misionin e OSBE-së kemi startuar dhe po realizojmë projektin për siguri në shkollat e mesme, që është gjithëpërfshirës dhe shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Edhe gjatë vitit 2012 një kujdes i veçantë i është kushtuar rregullimit të sinjalistikës horizontale dhe vertikale në komunikacion. Në funksion të lehtësimit të trafikut, kemi investuar në hapjen e mbi 800 vendparkimeve të reja dhe në ndërtimin e pesë unazave, duke përfshirë edhe unazën e madhe në qendër të qytetit, që realisht do të mundësoj një lëvizje më të lirë dhe një pamje më moderne për qytetin.

Gjithashtu, kemi investuar në përmirësimin e infrastrukturës në qytet, duke bërë ndërtimin dhe asfaltimin e tërësishëm të rrugës “Jane Sandanski”, rikonstrumin e rrugës në fshatin Poroj dhe një segment të rrugës “Dervish Cara”, ndërtimin e ujësjellësit në Reçicë, ndërtimin e rrugës afër shkollës fillore “Naim Frashëri”, kemi investuar në ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Xhepçisht dhe intervenime të tjera nëpër shkollat fillore dhe të mesme. Gjithashtu kemi renovuar izolimin, dritaret dhe fasadën e objektit të komunës.
Përgjatë gjithë vitit me të gjitha kapacitet e mundshme jemi angazhuar që ta përmbyllim projektin kapital të ndërtimit të ujësjellësit të Tetovës, me mjetet të siguruara nga buxheti i komunës. Dy grupe punuese gjatë tërë kohës kanë punuar në të dy anët e ujësjellësit për ta finalizuar këtë projekt kapital. Kushtet klimatike na pamundësuan që ta përmbyllim tërësisht si projekt, por ne jemi shumë afër realizimit të plotë dhe jemi të sigurt që në kohën kur do të na lejojnë kushtet klimatike do ta finalizojmë ndërtimin. Në këtë drejtim, komuna ka siguruar edhe mjetet për përfundimin e këtij projekti.
Për të tejkaluar mungesat e ujit të pijshëm, paralelisht me projektin e ujësjellësit kemi hapur puse të reja në qytet, ndërkohë që po punojmë në realizimin e projektit për grumbullimin e ujërave nëntokësor.

Një rëndësi të posaçme i kemi kushtuar edhe pastrimit të qytetit nëpërmjet projektit “Për një Tetovë më të pastër” si dhe procesit të legalizimit që ka vazhduar përgjatë gjithë vitit.
Mbetet me rëndësi të përmendet që gjatë këtij viti i kemi dhënë zgjidhje përfundimtare problemit shumëvjeçar të grumbullimit të mbeturinave në pikën e ngarkim-shkarkimit pranë stacionit hekurudhor.
Në kuadër të shumë projekteve kulturore gjatë këtij viti kemi realizuar edhe projektin “100 vite pa Shqipërinë” me rastin e kremtimit të themelimit të shtetit shqiptar, i cili ka përfshirë në një periudhë kohore prej 8 muajsh mbi 15 ngjarje kulturore dhe sportive.

Brenda këtij viti kemi iniciuar dhe kemi përkrahur edhe shumë ngjarje kulturore dhe sportive të të gjitha etniteteve në Tetovë, duke kultivuar kështu frymën e bashkëjetesës dhe të diversitetit kulturor në qytet. Gjithashtu, në bashkëpunim me shumë organizata të huaja kemi vendosur një suazë të gjerë të bashkëpunimeve për rritjen e kualitetit të shërbimeve komunale dhe rritjen e transparencës konform idesë për një qeverisje të mirë. Në frymën e këtyre bashkëpunimeve ne kemi vendosur një bazë të mirë për thithjen e mjeteve nga fondet evropiane dhe për investime zhvillimore në qytet.
Ky është pejsazhi i përgjithshëm i këtij viti që po e lëmë pas, që siguron zhvillim të qëndrueshëm për qytetin tonë.
Ne dëshirojmë të qëndrojmë me këmbë në tokë, t’i pranojmë vështirësitë, sepse besojmë se vetëm në këtë mënyrë mund të jemi më realist në punën tonë dhe vetëm në këtë mënyrë mund të japim më të mirën nga vetja jonë. Shprehim bindjen e plotë se bashkërisht mund t’i tejkalojmë vështirësitë dhe mund t’ia dalim në synimin për të bërë më të mirën e mundshme në dobi të gjithë qytetarëve të Tetovës. Kjo rrugë është e pandalshme dhe gjithë së bashku mund t’i japim kësaj rruge vullnetin e përhershëm për t’i ndryshuar gjërat dhe për t’i dhënë Tetovës zhvillimin e qëndrueshëm”, tha Bexheti.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *