Home / Sport / Enver Sulejmani zëvendës-sekretar i FFM-së?!

Enver Sulejmani zëvendës-sekretar i FFM-së?!

Me kërkesë të palës shqiptare në Këshillin Drejtues të FFM-s, drejtuesit e ri të federatës parimisht kanë pranuar që ky post ti besohet një shqiptarit dhe Enver Sulejmani për momentin duket favorit për këtë pozitë.

Shqiptarët e Maqedonisë duket se do të rrisin përfaqësimin e tyre në Federatën e Futbollit, pasi burime zyrtare flasin se së shpejti në postin e zëvendës-sekretarit të FFM-së, do të emërohet një shqiptar. Me kërkesë të palës shqiptare në Këshillin Drejtues të FFM-s, drejtuesit e ri të federatës parimisht kanë pranuar që ky post ti besohet një shqiptarit dhe Enver Sulejmani për momentin duket favorit për këtë pozitë. Sulejmani tani më një kohë të gjatë është në rrjedha me futbollin, duke qenë i kyçur në mënyra dhe poste të ndryshme, ndërsa për momentin është koordinator në KF Renova. Ndërkohë përveç pozitës së zëvendës-sekretarit të përgjithshëm, pritet të emërohet edhe një zëdhënës shqiptar, si dhe një tjetër përgjegjës në një komision të federatës që do të vendoset në ditët në vijim. Gjithë këto gjëra vijnë pas presioneve të vazhdueshme që bën në federatë, nën-kryetari Qenan Idrizi, i cili megjithatë duket se do i’a arrijë qëllimit që të shkëpusë pjesën e merituar të ‘pogaçës’ për palën shqiptare. Gjithsesi, mbetet për tu parë se si do të rrjedhin gjërat në ditët në vijim, për të mësuar rreth ndodhive të reja dhe emrave të shqiptarëve që do të aktivizohen në Federatën e Futbollit të Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *