Home / Sport / Falcao, sulmuesi më i mirë në botë – thotë presidenti i Atleticos

Falcao, sulmuesi më i mirë në botë – thotë presidenti i Atleticos

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, e ka etiketuar Radamel Falcaon si sulmuesin më të mirë në botë.

Kolumbiani shënoi pesë gola në fitoren prej 6-0 kundër Deportivo La Corunas dhe eprori i tij është i kënaqur me formën e 26-vjeçarit.

“Është sulmuesi më i mirë në botë. Është hera e parë që e kam parë një futbollist duke shënuar pesë gola këtu”.

“Kam parë të tjerë, si Christian Vieri ose Milinko Pantic, duke dhënë nga katër gola, por asnjëri nga ata nuk i ka shënuar pesë”, ka theksuar Cerezo.

Falcao e ka kaluar Cristiano Ronaldon në listën e golashënuesve në La Liga, por gjendet prapa Lionel Messit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *