Home / Lajme / Botë / FBI arreston hakerin nga Maqedonia

FBI arreston hakerin nga Maqedonia

Byroja Federale për Hetim (FBI) ka arrestuar dhjetë persona të dyshuar se kanë vjedhur shfrytëzuesit e rrjetit social “Facebook”.

Në mesin e të arrestuarve, sipas portalit suedez mobil.idg.se, është edhe një shtetas i Maqedonisë.

Ata dyshohen se kanë shfrytëzuar një softuer malicizioz përmes të cilit kanë infektuar mbi 11 milionë kompjuterë në mbarë botën, duke shkaktaur dëm në vlerë prej 850 milionë dollarë.

Sipas FBI-së, softueri mund të përdoret për t’u vjedhur shfrytëzuesve numrat e kartelave kreditore, të llogarive bankare dhe të dhëna të tjera.

Krahas shtetasit të Maqedonisë, në grupin e të arrestuarve ka edhe persona nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacisë, ndërsa të tjerët janë shtetas të Zelandës së Re, Perusë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së.

Siguria e “Facebook” u ka ndihmuar autoriteteve amerikane për të identifikuar të dyshuarit.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *