Home / Sport / Ferguson do ta dëshironte kthimin e Ronaldos te United

Ferguson do ta dëshironte kthimin e Ronaldos te United

Alex Ferguson do të dëshironte që Cristiano Ronaldo të vishte sërish fanellën e Manchester Unitedit në të ardhmen gjatë karrierës së tij.

Portugezi u largua nga Old Trafford në vitin 2009 për t’iu bashkuar Real Madridit, ndërsa këtë sezon është spekuluar për një largim nga Bernabeu, derisa Paris Saint-Germaini përmendet si destinacion i mundshëm.

“Ai ndoshta do të shkojë te ndonjë klub tjetër në një moment të karrierës së tij dhe unë shpresoj që të vijë këtu. Do të më pëlqente të shihja diçka të tillë, por është vetëm një mendim imagjinar”.

“Kam pasur fat ta kem Scholesin dhe Giggsin. Kam pasur lojtarë fantastikë – Cantona. Ai (Ronaldo) është padyshim në grupin e lojtarëve më të mirë që i kam trajnuar”, u ka thënë Sir Alex gazetarëve.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *