Home / Sport / Ferguson: Për Murinjon duhet të bëj gati verën!

Ferguson: Për Murinjon duhet të bëj gati verën!

Sër Aleks Ferguson e ka komentuar me ironi shortin e Ligës së Kampioneve që ka vënë përballë Mançester Junajtid me Real Madrid, i cili drejtohet nga Zhoze Murinjo. Trajneri skocez ka deklaruar se përgatitja kryesore që duhet të bëjë për këtë sfidë është të porositë një verë të kuqe për momentin kur do të takohet me trajnerin portugez.

Trajneri i Mançester Junajtid është i famshëm për pritjet që organizon pas ndeshjeve, ku fton trajnerët rivalë në zyrën e tij për të pirë verë të kuqe. Murinjo, gjatë periudhës që drejtonte Çelsin në Angli, ishte një nga frekuentuesit më të rregullt të zyrës së skocezit dhe aty ka lindur një miqësi mjaft e veçantë mes dy trajnerëve.
“Kjo është padyshim sfida më e madhe e këtij turni. Kjo është një mundësi e shkëlqyer që tifozët tanë të shohin përsëri Kristiano Ronaldon dhe unë të takohem përsëri me Zhoze Murinjon. Do të më duhet të porosit verë të mirë!”, ishte komenti i skocezit në faqen e internetit të klubit anglez.
Kjo do të jetë edhe hera e parë që Krisitano Ronaldo shkel në stadiumin “Old Traford” që nga momenti kur vendosi të braktiste “djajtë e kuq” për të shkuar te Real Madrid në verën e vitit 2009, pasi u shit për 80 milion paund nga anglezët.
Kohët e fundit, vetë Alkes Ferguson ka deklaruar se ka një admirim të madh për Murinjon, i cili sipas tij është një trajner i jashtëzakonshëm.
“Ai është shumë inteligjent, ka karizëm, lojtarët e tij luajnë për të dhe është i pashëm. Mendoj se edhe unë kam shumë prej këtyre karakteristikave, përveç bukurisë fizike. Por Murinjo ka një besim të theksuar te vetja, duke thënë “Do ta fitojmë këtë trofe!”, apo duke deklaruar “Unë jam special!”. Unë nuk mund të dal kurrë dhe të deklaroj se mund ta fitoj një ndeshje”, ka qenë komenti që Ferguson bëri në javën e kaluar, duke folur për portugezin i cili shihet si pasardhësi i tij mundshëm në pankinën e “djajve të kuq”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *