Home / Sport / FIFA nuk njeh rekordin e Mesit

FIFA nuk njeh rekordin e Mesit

FIFA nuk njeh zyrtarisht rekordin e ri të Lionel Mesit për gola të shënuar brenda të njëjtit vit kalendarik. Ndërsa pjesa më e madhe rruzullit tokësor njeh aftësitë e jashtëzakonshme para porte të sulmuesit argjentinas, institucioni që drejt futbollin në botë, nuk do ta njohë kurrë zyrtarisht këtë rekord, pasi nuk është arritur në një aktivitet që organizon ajo vetë.

“Kemi vetëm statistika zyrtare mbi aktivitetet e organizuara nga vetë FIFA. Si rrjedhojë, nuk mund të krahasojmë, konfirmojmë, apo njohim, asnjë statistikë mbi golat e shënuar në aktivitetet e klubeve në nivel kombëtar apo kontinental, as ato të Mesi apo Myler”, shkruhet në deklaratën zyrtare të FIFA-s rreth kësaj çështje që ka shkaktuar mjaft polemika në ditët e fundit.
Shkak është bërë pretendimi nga Zambia mbi rekordin që Federata e këtij vendi pretendon se mbahet nga Godfri Çitalu, i cili sipas saj realizoi 107 gola në vitin 1972, i njëjti kur Gerd Myler regjistroi rekordin që njihej botërisht të 85 golave. Pretendimet kanë ardhur edhe nga Santos, që deklaron se Pele ka shënuar 110 gola në vitin 1961, ndërsa Flamengo mendon se Ziko ka shënuar 89 në vitin 1979. Në një situatë të tillë, FIFA ka vendosur të tërhiqet ndaj çdo lloj vlerësimi statistikash të tilla.
“Mund të jenë kushedi se sa lojtarë, para Luftërave Botërore dhe që tani janë të vdekur, të cilët mund të pretendojnë për një rekord të tillë. Por të gjitha këto “reklamime” është e pamundur të verifikohen në mënyrë përfundimtare pa patur në dispozicion të gjitha të dhënat”, deklaroi zyrtarisht FIFA duke përjashtuar veten nga çdo diskutim i mundshëm në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *