Home / Sport / Fiton Liverpooli, mposhtet Arsenali

Fiton Liverpooli, mposhtet Arsenali

Ka mjaftuar një gol që Liverpooli ta mposhtë Southamptonin për t’iu kthyer fitores në Ligën Premier.

Pas një gjuajtje të lirë të Suarez, Glen Johnson e mori topin dhe harkoi në drejtim të Daniel Agger, i cili e shënoi golin e merituar (43’).

Në gjysmën e dytë, nuk pati gola, ashtu që Redsat më në fund i gëzuan tifozët në Anfield.

Nga ana tjetër, Arsenali ka pësuar dy herë në fund të takimit të zhvilluar në Emirates kundër Swansea Cityt.

Ëndrra e keqe e Topçinjve ishte Michu, i cili me dy golat e tij (88’ dhe 90’+3), ia siguroi tri pikë skuadrës mysafire.

Pas xhiros së 15-të, Arsenali pozicionohet në vendin e dhjetë në tabelë, ndërsa Liverpooli gjendet një pozitë më poshtë me dy pikë më pak.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *