Home / Lajme / Maqedoni / Fjalim i Vitit të Ri i kryeministrit Gruevski

Fjalim i Vitit të Ri i kryeministrit Gruevski

31 dhjetor-Në planin e brendshëm politik, edhe krahas sfidave të shumta me të cilat jemi ballafaquar treguam, siç theksoi, se vendi ynë ka kapacitet dhe potencial të udhëheqë politika të matura dhe të gjejë zgjidhje, arriti të mbijetojë dhe të tregojë stabilitet.

Në vitin që shkoi kaluam në shumë sfida dhe prova, ndryshime, reforma dhe risi, suksese, por edhe momente të pakëndshme. Maqedonia e fitoi raportin më pozitiv nga Komisioni Evropian për progresin e realizuar dhe reformat, si rezultat që e fitoi rekomandimin e katërt me radhë për fillimin e negociatave me qëllim të anëtarësimit në BE, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e Vitit të Ri deri te qytetarët.
“Edhe pse, ngeci data e pritur dhe e merituar për fillimin e negociatave, megjithatë në konstatimet e Këshillit Evropian ka progres me të cilin atyre që deri më tani na kanë bllokuar gjithnjë e më vështirë do ta kenë përsëritjen e së njëjtës, veçanërisht kur për herë të parë deri më tani për Maqedoninë u hap polemikë në Këshillin Evropian, ku një numër i madh i shteteve, miqtë tanë e vendosën edhe kredibilitetin e tyre në tryezë me qëllim që t’i japin fund sjelljes jo parimore dhe të paarsyeshme ndaj Maqedonisë. Reformat të cilat i bëri Maqedonia në disa sfera të caktuara, është fakt se nuk i kanë bërë edhe shumë vende anëtare të BE-së. Nga ana tjetër, insistimi me çdo kusht që të na imponohet emër i ri dhe identitet i ri i përzgjedhur nga të tjerët është precedent i cili nuk e lë askënd të qetë, sado që disa prej vendeve gjegjësisht politikanëve në BE të jenë pragmatikë ose liberalë, veçanërisht kur bëhet fjalë për problem të vendit tjetër, jo të vendit të tyre”, thotë Gruevski.

Në planin e brendshëm politik, edhe krahas sfidave të shumta me të cilat jemi ballafaquar treguam, siç theksoi, se vendi ynë ka kapacitet dhe potencial të udhëheqë politika të matura dhe të gjejë zgjidhje, arriti të mbijetojë dhe të tregojë stabilitet.

Duke folur për ekonominë, theksoi se viti 2012-të ishte edhe vit i krizës debitore evropiane të shprehur. Ajo krizë evropiane si edhe gjatë viteve paraprake na goditi fuqimisht ne në Maqedoni, pasi që ekonomia jonë lidhet me atë evropiane, pasi që 90 për qind e eksportit tonë shkon në Evropë, ndërsa edhe pjesa më e madhe e investitorëve vijnë pikërisht nga Evropa.

“Megjithatë, me masat e shumta kundër krizës, dhe reformat e shumta, si dhe masat e ndërmarra gjatë viteve të kaluara e bëmë maksimumin që t’u ndihmojmë kompanive dhe qytetarëve që të përballohet kjo periudhë parë historikisht më e rënda në Evropë. Megjithatë edhe në kushte të këtilla arritëm jo vetëm të parandalojmë rritje të re të papunësisë, por e njëjta të ulet, që është fenomen i rrallë në kushte të krizës. Edhe pse aktiviteti investues në Evropë në kushte të recesionit është ulur, më shumë fabrika të reja të cilat janë rezultat i këtyre aktiviteteve filluan të ndërtohen ose janë në paralajmërim për muajt e parë të vitit 2013-të, dhe që është më e rëndësishme një pjesë e tyre vendosën që të vendosen në brendi të Maqedonisë, jo vetëm në Shkup”, theksoi Gruevski.

Sipas tij po të mos ishte kriza, numri i këtyre investimeve do të ishte akoma më i madh, megjithatë, siç thekson edhe kjo ishte e mjaftueshme në indeskin e IBM-së, Maqedonia të jetë e para sipas vendeve të reja të punës në një vit, ndërsa në rang listën e Bankës botërore e ruajtëm pozitën e lartë të 23-të në botë në pjesën e kushteve dhe klimës për të bërë biznes. E gjithë kjo jep shpresë se edhe në vitin 2013 do të ketë progres në tërheqjen e investitorëve dhe hapjen e vendeve të reja të punës, të cilat janë fokusi im strategjik nga dita e parë e mandatit.
Në vitin 2012, siç thotë, nuk i harruam edhe qytetarët veçanërisht të atyre të kategorive më të prekura. “Për fëmijët pa prindër bëmë ligj me të cilin në të ardhmen çdo fëmijë nga shtëpia për fëmijë pa kujdesin prindëror shteti do t’i mundësojë punësim. Pranuesit e asistencës sociale dhe pensionistët fituan ngritje e cila do të fillojë për dy muaj prej tani. U rrit edhe kompensimi për varfëri energjetike, ndërsa u rritën edhe mjetet në buxhetin për bujqit, të cilët edhe në vitin 2013 përsëri do të rriten në 135 milionë euro rekord.

Duke folur për shëndetësinë, krahas furnizimeve të pajisjes së re, ulja e çmimeve të barërave dhe rikonstruimet e spitaleve, Gruevski shtoi se janë përqëndruar edhe në pagesën pak më të drejtë të mjekëve, në pajtim me pjesëmarrjen, me qëllim që të tërheqim vëmendje më të madhe të mjekëve në shëndetësinë publike drejt pacientëve.

Në fjalimin ai u përqendrua edhe në projektet e infrastrukturës dhe ngjarjet në Parlament. “Në fund të vitit Maqedonia pati një ditë të vështirë dhe të pakëndshme kur u parandalua përpjekja për pushtimin e Parlamentit dhe shkeljen e vullnetit të votuesve nga zgjedhjet e fundit parlamentare para një viti e gjysmë. Për fat edhe pse me pasoja për prestigjin e shtetit, Maqedonia nuk lejoi prishjen e demokracisë së ndërtuar gjatë dhe pushtetin e zgjedhur legjitim në zgjedhje të lira dhe korrekte, as bllokimin e vendit dhe dëme mbi qytetarët me mosvotimin e buxhetit. Bartësit e këtij akti jodemokratik kanë mundësi që të kthejnë një pjesë të prestigjit të humbur të vendit nëse së shpejti kthehen në Parlament dhe marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat duhet dhe do të jenë si ato paraprake, korrekte të lira dhe demokratike”, thotë Gruevski.

Ai theksoi se në vitin 2013 Qeveria do të vazhdojë me tempon e fuqishme të punës e cila, siç thotë u bë karakteristikë e mandatit tonë dhe reper i ri për gjeneratat e ardhshme të politikanëve. “Tempo e cila duhet ta përmirësojë jetën e qytetarëve, të krijojë kushte për hapjen e vendeve të reja të punës, ta evropianizojë Maqedoninë në kuptimin më të mirë të fjalës, ta përforcojë bashkëjetesën midis të gjithëve ne, maqedonasve, shqiptarëve, turqve, romëve, serbëve, boshnjakëve, vllehëve dhe të tjerëve, midis të krishterëve dhe myslimanëve, në mesin e atyre që mendojnë ndryshe, por që kemi qëllimin e njëjtë – jetë më të mirë dhe Maqedoni më prosperuese. Qëllimi ynë për anëtarësimin në BE dhe NATO mbetet si sfidë e jona, njëjtë si edhe lufta për ruajtjen e dinjitetit dhe identitetit tonë kombëtar”, shton kryeministri.

Duke ua uruar vitin 2013-të, kryeministri Gruevski qytetarëve u dëshiroi shëndet të mirë, më shumë dashuri dhe mirëkuptim, qetësi, paqe, prosperitet dhe sukses individual

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *