Home / Lajme / Maqedoni / Fyle: Qytetarët e Maqedonisë kanë fituar nga konkluzionet, është i mundur fillim i negociatave në qershor të vitit 2013

Fyle: Qytetarët e Maqedonisë kanë fituar nga konkluzionet, është i mundur fillim i negociatave në qershor të vitit 2013

12 dhjetor-Ministrja qipriote e Punëve të Jashtme, Erato Kozaku-Markulis, e cila kryesoi me GAK-në e djeshme, theksoi se është i kënaqur që Këshilli ka miratuar konkluzion jostatik dhe tekst i cili mundësonë që Maqedonia ta lëvizë përpara në procesin eurointegrues.

Eurokomisioneri për zgjerim I bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, në konferencën e sotme për shtyp pas miratimit të konkluzioneve të Këshillit për punë të përgjithshme në lidhje me Samitin e ardhshëm të Këshillit Evropian, porositi që Maqedonia ka fituar e nuk ka humbur asgjë. Sipas Fyles, nëse Komisioni në pranverë jep raport pozitiv dhe Këshilli të njëjtin e pranon në qershor të vitit 2013, atëherë është e mundur që vendi ynë pikërisht këtë muaj të fillojë të negociojë për anëtarësim në BE, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

“Me këto konkluzionem, Bashkimi Evropian bëri qartë të ditur se edhe në kohën e sfidave të mëdha nuk mund ta humbin momentin e zgjerimit. Unë jam i kënaqur që ministrat e punëve të vendeve-anëtare e miratuan pakon e zgjerimit. Ne prej sot tregojmë rrëfim të ri në lidhje me zgjerimin. Ky është vit dinamik për zgjerim, Kroacia është në rrugë drejt BE-së, Mali i Zi ka filluar bisedime, Serbia është bërë kandidat. Me këto konkluzione kemi perspektivë të mirë vitin e ardhshëm, që ta mbajmë momentin”, potencoi Fyle në konferencën e mbrëmshme për shtyp.

Në lidhje me Republikën e Maqedonisë, komisioneri e përshëndeti konkluzionin pozitiv të Këshillit. Ai thotë se i njëjti dukshëm do ta lëvizë përpara relacionin e Maqedonisë me BE-në, pas fjalorit statik katër vitet e fundit.

“Firma e diskutimit në Këshill dhe niveli i përkushtimit të ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë demonstruan interes tek vendet-anëtare që vendi të lëvizë përpara në rrugën drejt Evropës. Ky konkluzion jep perspektivë reale për hapjen e negociatave inkuadruese në një të ardhme të afërt. KE-ja do të fillojë të punojë mbi raportin të cilin Këshilli e kërkon nga ne, që është esenciale në lidhje me vazhdimin e momentit në të gjitha sferat me qëllim që negociatat të hapen verën e vitit 2013. Shpresoj se kjo gjuhë e re ambicioze do të kuptohet si mundësi për gjetje të zgjidhjes së përbashkët të pranueshme për emrin dhe të mbyllet ky kapitull”, thotë komisioneri për zgjerim.

Në pyetjen e MIA-s nga Brukseli nëse Unioni është peng i një vendi-anëtar, në këtë rast Greqia, e cila katër vjet me radhë e pengoi Maqedoninë t’i fillojë negociatat për anëtarësim edhe krahas rekomandimeve pozitive të Komisionit dhe nëse konkluzioni për Maqedoninë është dështim për te personalisht dhe për mbarë procesin e zgjerimit, duke pasur parasysh atë që i njëjti është i zbrazët dhe nuk ka datë precize, Fyle me përgjigje: “Ka moment të krijuar këtë vit në lidhje me zgjerimin dhe këto konkluzione që sot i miratoi GAK krijojnë kushte që ky moment të vazhdojë dhe të përforcohet vitin e ardhshëm. Këshilloj që ta lexoni konkluzionin dhe do të shihni se krijon kornizë të qartë që nëse IRJM-ja porosit reforma, duke përfshirë në fushën e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe çështja për emrin, ka perspektivë shumë të mirë. Në bazë të raportit të KE-së, Këshilli do ta miratojë vendimin për fillimin e negociatave aderuese gjatë kryesimit të ardhshëm me Unionin”, potencoi eurokomisioneri për zgjerim.

Sipas Fyles, presidenca e ardhshme do të kaplohet me vlerësimet e Komisioni dhe nëse ato janë pozitive, atëherë KE-ja do të përgatisë kornizë për fillimin e negociatave.

Në provokimin e gazetarit bullgar se bllokdat e paraprake të Maqedonisë ushin të ndërlidhur me çështjen e emrit, ndërsa tani nga vendi kërkohen marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe nëse problemi i saj rritet dhe si komisioneri pret që i njëjti të zgjidhet deri në qershor të vitit 2013, Fyle u përgjigj se marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore nuk janë risi në këtë konkluzion të Këshillit.

Në pyetjen e gazerit suedez, se si kërkohet nga Maqedonia ta zgjidh punën e saj shtëpiake në lidhje me emrit, për të cilën duhet të kihet vullnet edhe tek Greqia dhe çfarë premtime ka nga grekët, respektivisht çfarë presioni do të kryente Komisioni mbi to në afat prej katër muajve u zgjidh kjo çështje, për shkak të së cilës Maqedonia katër vjet radhasi është bllokuar, Fyle potencoi se duhet të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme në kuadër të negociatave që me ndërmjetësim të mediatorit Methju Nimic zhvillohen nën kapelën e Kombeve të Bashkuara.

“Nimici u ndihmon dy palëve në intensifikimin e procesit dhe së shpejti do ta vizitojë rajonin, me ç’rast unë jam i sigurt se gjithë procesi do të ketë përfitim nga momenti, gjegjësisht kjo gjuhë e re në lidhje me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Paradokohe, Athina dërgoi Memorandum për mirëkuptim me propozim që i njëjti të nënshkruhet me qëllim të realizimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore mes Athinës dhe Shkupit. Unë kam parë reagim të mirë nga Shkupi dhe ka shpresë se do të përcjellë edhe vetë ajo do të krijojë atmosferë pozitive shtesë për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët të pranueshme”, u përgjigj Fyle.

Sipas eurokomisionierit për zgjerim, argument më i rëndësishëm është se Greqia është seriozisht e përkushtuar në këtë çështje dhe ai e përshëndet faktin se grekët e kanë pranuar këtë konkluzion jostatik nga ana e Këshillit për punë të përgjithshme.

Ministrja qipriote e Punëve të Jashtme, Erato Kozaku-Markulis, e cila kryesoi me GAK-në e djeshme, theksoi se është i kënaqur që Këshilli ka miratuar konkluzion jostatik dhe tekst i cili mundësonë që Maqedonia ta lëvizë përpara në procesin eurointegrues.

“Mbi bazën e raportit të KE-së, të cilin duhet ta lëshojë në pranverë të vitit 2013, implementimi i reformave në lidhje me Dialogun inkuadrues të nivelit të lartë, hapat në lidhje me marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe gjetja e zgjidhjes së përbashkët e pranueshme për emrin, atëherë është i mundshëm dialogu i Këshillit Evropian që të hapë negociata aderuese me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Nëse vlerësimi është pozitiv, Komisioni me rekomandim të KE-së do të duhet pa anulim të caktojë kornizë për negociata dhe proces i hetimeve analitike të kapitujve të ndërlidhura me gjyqësinë dhe shprehjen e sigurisë”, potencoi ministrja qipriote, sipas së cilës ky konkluzion krijon krijon moment të nevojshëm dhe zhvillim pozitiv mnga i cili do të ketë dobi vendi ynë dhe rajoni më gjerë.

“Kjo jep kontribut për progres të mëtutjeshëm në raportet e KE-së dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe me vendim pozitiv të Këshillit, semestrin e ardhshëm Shkupi t’i hapë bisedimet aderuese”, shtoi Kozaku-Markulis.

Edhe pse edhe Maqedonia edhe serbia nuk morën datë kon krete për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, as Bosnja nuk u bë kanidate për anëtarësim, as Kosova nuk mori nënshkrim të Marrëveshjes së stabilizim asociimit, që në Bruksel shikohet si në dështim të plotë të procesit të zgjerimit të Unuionit, Fyle dhe ministrja qipriote u përpoqën që konkluzionet plot me fjalë, por në thelb të zbrazëta t’i shndërrojnë në fitore të procesit për shkak të së cilës BE-ja mori dje Çmimin Nobel për paqe. Përshtypja e përgjithshme është se që të dy këtë e bënë pa sukses, ndërsa është gjithnjë e më e qartë se problemet ekonomike dalë ngadalë e vendosin pranimin e anëtareve të reja në Union në plan të dytë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *