Home / Sport / Galliani: El Shaarawy ka tejkaluar pritjet

Galliani: El Shaarawy ka tejkaluar pritjet

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se Stephan El Shaarawy i ka tejkaluar pritjet e tyre.

“Ai ka kaluar përtej pritjeve tona. Ai ka mbushur 20 vjet javën e kaluar dhe unë nuk njoh shumë sulmues të moshës së tij që po shënojmë me këtë kontinuitet”.

“Kur ai arriti nga Padua ai kishte shumë probleme. Por tash ai është mirë dhe është një prej talentëve më të mëdha në botë. Goditjet e tij janë të mahnitshme dhe ai e dërgon topin kudo që dëshiron me shijen e tij për gol”.

“Stephan është një djalosh serioz dhe i pjekur. Ai duket se është më i moshuar se mosha e tij biologjike. Ai është shumë i pëlqyer nga të gjithë, është serioz dhe është djalosh i mirë, përveç që është lojtar i shkëlqyeshëm”, ka thënë Galliani.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *