Home / Lajme / Maqedoni / Gazetarët braktisin në shenjë revolte galerinë e sallës plenare

Gazetarët braktisin në shenjë revolte galerinë e sallës plenare

Shkup, 27 Dhjetor – Reporterët e mediave që ndjekin punimet e Kuvendit, kanë bojkotuar fillimin e seancës së sotme për pyetjet e deputetëve.

Me të filluar seanca, gazetarët janë ngritur në këmbë dhe janë larguar nga galeria e sallës plenare, në shenjë revolte ndaj dëbimit të tyre me forcë, të hënën.

Seanca plenare ku po parashtrohen pyetjet e deputetëve, po ndiqet nga gazetarët jashtë sallës plenare, në hollin e Kuvendit.

Në seancën e sotme, mungojnë deputetët e opozitës maqedonase dhe të RDK-së.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *