Home / Lajme / Maqedoni / Gjendet një i vdekur në Pallçisht të Tetovës

Gjendet një i vdekur në Pallçisht të Tetovës

6 dhjetor- Trupi është identifikuar dhe bëhet fjalë për 78 vjeçarin F.H nga Novo Sella-dy, ndërsa trupi i tij me urdhër të gjyakësit hetues është dërguar për obduksion.

Në Tetovë dhe rrethinë vazhdojnë të gjenden trupa të pajetë të personave të pastreh.

Rasti më I ri është bërë i ditur nga policia e Tetovës sipas së cilës, dje rreth orës 11, e 40 minuta, një 29 vjeçare nga Pallçishti i Poshtëm, në afërsi të lumit mbi fshat ka vërejtur një trup të pajetë të një plaku.

“Rastin e ka paraqitur në zyrat e Policisë në fshatin Kamjan me ç`rast është dalur në vendngjarje dhe është bërë hetim me pjesëmarrjen e ekipit të SPB-së në Tetovë, gjykatësit hestues, prokurorit public dhe një mjeku nga mjekësia ligjore.

Trupi është identifikuar dhe bëhet fjalë për 78 vjeçarin F.H nga Novo Sella-dy, ndërsa trupi i tij me urdhër të gjyakësit hetues është dërguar për obduksion.

Në trupin e pajetë nuk ka pasur gjurmë të dhunës, ndërsa pas obduksionit, më saktësisht do të dihen shkaqet për vdekjen e plakut, i cili ka jetuar në Tetovë dhe shpesh herë është parë duke lypur nëpër vende të ndryshme në rajonin e Pollogut”, njoftoi Policia e Tetovës.

Poashtu para një jave një trup i pajetë i një plaku u gjend në afërsi të qendrës sportive në Tetovë, i cili poashtu sipas policisë ishte një person I pastreh. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *