Home / Sport / Gostivari dhe Rufeja kthejnë kreun?!

Gostivari dhe Rufeja kthejnë kreun?!

‘Mendojmë për fitore edhe pse Pobeda Juniori do ketë përparësinë e terenit vendas dhe gjithashtu lufton për pjesën e epërme të renditjes. Mirëpo ne jemi bindur në sukses dhe shkojmë për fitore’, shprehen nga tabori i Gostivarit.

Fundjava sjell vazhdim të emocioneve në Ligën e Dytë të futbollit në vend, kur do të zhvillohen ndeshjet e javës së 15-të, ndërsa skuadrat shqiptare, Gostivari dhe Rufeja-M, synojnë të rrikthehen në pozitën e parë. Për të ndodhur një gjë e tillë Gostivari duhet të fitojë transfertën me Pobeda Juniorin në Prilep, Rufeja-M të marrë tre pikë në teren të Tikveshit në Kavadar dhe ndërkohë Skopje të mund liderin aktual Makedonija Gj.P. Gjithsesi kjo është vetëm matematikë para ndeshjeve, ndërsa 90-të minutat në teren do të japin përgjigjen e ecurisë së këtyre ndeshjeve. ‘Mendojmë për fitore edhe pse Pobeda Juniori do ketë përparësinë e terenit vendas dhe gjithashtu lufton për pjesën e epërme të renditjes. Mirëpo ne jemi bindur në sukses dhe shkojmë për fitore’, shprehen nga tabori i Gostivarit, në lidhje me duelin me Pobeda Juniorin. Ndërkohë me ambicie të njëjta Rufeja-M niset drejt Kavadarit për takimin me Tikveshin. ‘Ne duam të kapim pozitën e parë dhe për të bërë këtë na duhen vetëm fitore. Tikveshi është në zonën e rrezikut dhe sigurisht do kërkojë tre pikë. Pozita e tyre nuk na gënjen pasi kanë ekip cilësore dhe në çdo moment mund të sjellin potencialin e tyre. Shpresojmë kjo mos ndodhë kundër neve. Gjithsesi jemi të gatshëm për të luftuar maksimalisht dhe për të dalë nga kjo ndeshje me fitore”, deklaron mesfushori i KF Rufeja-M, Fati Nuhiu. Edhe Vrapçishti këtë javë do të jetë mysafir, kur do të përballet me Lokomotivën në Shkup. Derbi i javës do të luhet në Autokomandë të Shkupit, ku Skopje pret liderin e renditjes, Makedonija Gj.P. Në ndeshjet tjera Miravci pret 11 Oktomvrin, Novaci ndeshet me Euromilkun, ndërsa Maxhari S. takohet me Ohrin.

Dyshet e javë së 15-të:
Lokomotiva-Vrapçishti,
Skopje-Makedonija Gj.P.
Babi-Korzo,
Miravci-11 Oktomvri,
Novaci-Euromilku,
Maxhari S.-Ohri,
Pobeda J.-Gostivari,
Tikveshi-Rufeja-M.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *