Home / Sport / Gostivari kampion vjeshor

Gostivari kampion vjeshor

Eshtref Dehari dhe Cvetanovski ishin autor të golave për Gostivarin, duke i mundësuar ekipit që të dimërojë në pozitën e parë dhe në pranverë të tentojnë të realizojnë ambiciet për inkuadrim në Ligën e Parë.

Skuadra e Gostivarit është shpallur kampion vjeshtor i Ligës së Dytë, pasi kanë rrikthyer pozitën e parë në renditjen tabelare pas fitores 2:0 ndaj Pobeda Juniorit në Prilep, në kuadër të ndesheve të javës së 15-të. Dueli i cili nga prilepasit cilësohej si vendimtar në ambiciet për kreun e tabelës dhe nga i cili vendasit kërkonin fitore për të kapur pozitat e para dhe njëkohësisht të hedhin një hap pas Gostivarin, solli futboll cilësor dhe lojë të mençur të miqve. Në saje të një paraqitje të tillëGostivarasti morën pozitën e parë, pas humbjes së Makedonija Gj.P. 2:0 në derbin e Shkupit nga Skopje. Eshtref Dehari dhe Cvetanovski ishin autor të golave për Gostivarin, duke i mundësuar ekipit që të dimërojë në pozitën e parë dhe në pranverë të tentojnë të realizojnë ambiciet për inkuadrim në Ligën e Parë. Rufeja-M ishte fare pranë fitores në duelin me Tikveshin në Kavadar, mirëpo lejuan që në fund të pranojnë gol dhe të humbin dy pikë të rëndësishme. Vrapçishti mer pikë të rëndësishme në Shkup, ku barazon 2:2 me Lokomotivën edhe pse skuadra gostivarase është ajo që duhej të vuaj për tre pikët, pasi kishin epërsi 2:1 deri pak para fundit. Në ndeshjet tjera, Miravci shkatëroi 5:1 11 Oktomrin, Novaci mundet 0:1 nga Euromilku, Maxhari Solidarnosti ishte bindës 5:2 përballë Ohrit, ndërsa Babi dhe Korzo u ndanë baraz 1:1. Gostivari mban pozitën e parë me 30 pikë, Makedonija Gj.P që ka 29 pikë, si dhe Skopje, Rrufeja-M dhe Euromilk që kanë nga 28 pikë. Sezoni pranveror fillon me 2 mars 2013.

Rezultatet e javës së 15-të
Lokomotiva – Vrapçishti 2-2
Skopje – Makedonija Gj.P. 2-0
Babi – Korzo 1-1
Miravci – 11 Oktomvri 5-1
Novaci – Euromilk 0-1
Maxhari Sol – Ohri 2004 5-2
Pobeda J – Gostivari 0-2
Tikveshi – Rufeja-M 1-1

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *