Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski-Ahmeti: Të parandalohen provokimet

Gruevski-Ahmeti: Të parandalohen provokimet

7 dhjetor-Bashkëbiseduesit në takim kanë theksuar se realizimi i integrimit të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO është përcaktim strategjik drejt plotësimit të cilit qaset me përkushtim maksimal, qasje përgjegjëse dhe me marrje të iniciativës, në frymën e vlerave evropiane.

Gruevski-Ahmeti: Të respektohen ligjet dhe identitetet, të parandalohen provokimet, sovraniteti dhe integriteti i Maqedonisë

Shkup, 7 dhjetor 2012 (MIA) – Çdo komunitet duhet ta respektojë identitetin e të tjerëve të cilët jetojnë në Maqedoni. Komunitetet kanë të drejtë ta shprehin identitetin e tyre pa i shqetësuar ose lënduar ndjenjat e pjesëtarëve të bashkësive tjera etnike ose intersin shtetëror, konform Kushtetutës dhe ligjeve. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Maqedonisë janë të pacenueshme dhe janë të garantuara nga shteti, u dakorduan në takimin e sotëm partnerët qeveritarë në koalicion Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti.

Ata, duke u përqendruar në ngjarjet e ndërlidhura me kremtimin e flamurit shqiptar, në të cilat në disa raste në opinion është shikuar si në provokim, theksuan se bashkëjetesa multientike dhe multifetare janë me rëndësi të madhe për zhvillimin e shoqërisë, për shkak së cilës, siç theksuan, bashkësitë duhet të respektohen dhe të bashkëpunojnë.

“Dy bashkëbiseduesit u obliguan që t’i shfryrëzojnë autoritetet e tyre dhe mundësitë që të ndikojnë në kapërcimin e këtyre sfidave, në frymën e respektimit, tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Republika e Maqedonisë është shtet juridik dhe Ligjet dhe Kushtetuta duhet të respektohen në mënyrë konsekuente dhe nga të gjithë. Gruevski dhe Ahmeti apelojnë për përmbajtje nga provokimet, gjatë shfrytëzimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare në funksion të qëllimeve politike ditore, nga ana e cilit do subjekt ose individ. E ardhmja e vendit tonë është në Evroëën e madhe të bashkuar dhe mesazhet, të cilat shkojnë në drejtim tjetër nga ky, nuk e pasqyrojnë pozicionin e dy partive dhe drejtimin e zhvillimit të vendit tonë”, thuhet në kumtesën e përbashkët të VMRO-DPMNE-së dhe të BDI-së.

Gruevski dhe Ahmeti janë koshientë se përgjegjësia më e madhe në pjesë e marrëdhënieve ndërtenik qëndron në duart e elitave politike, e sidmos të politikanëve, të cilët e kanë marrë votëbesimin më të madh të qytetarëve, për shkak të së cilës janë obliguar se do të bëjnë maksimumin për parandalimin e çfarëdo qoftë përpjekjeve nga keqtrajtimi dhe interpetimi i gabueshëm i procedurave, të cilat janë nga sfera e marrëdhënieve ndëretnike.

“Çështjet e identitetit nuk duhet të vihen në pikëpyetje në korelacion me asgjë tjetër përveç me identitetin, i cili është zgjedhje e vetë komuniteteve. Individë ose subjekte, nuk duhet të krijojnë tensione ose të ndjellin mosbesim përmes gjërave, të cilat janë me rëndësi emocionale për ndonjë bashkësi, si kushtëzim i gjuhës, kombit, emrit, përdorimit të simboleve dhe kërkohet mirëkuptim për gjërat e rëndësishme të identitetit për çdo komunitet, si dhe respektim i pakushtëzueshëm të ligjeve”, thuhet në kumtesë.

Bashkëbiseduesit në takim kanë theksuar se realizimi i integrimit të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO është përcaktim strategjik drejt plotësimit të cilit qaset me përkushtim maksimal, qasje përgjegjëse dhe me marrje të iniciativës, në frymën e vlerave evropiane.

“Në vigjlije të Samitit të Këshillit Evropian, në të cilin pritet diskutim për perspektivën e vendit tonë, dy liderët e konfirmuan përkushtimin për reforma dhe progres, konform prioriteteve të ndërmarra nga Dialogu i lartë, ndërsa të cilat deri më tani janë realizuar, njëkohësisht duke e theksuar edhe idenë për integrim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, si faktor të fuqishëm shoqëror, koheziv. Partnerët qeveritarë janë të përkushtuar në zbatimin e reformave dhe të projekteve të përmbajtura në programin e Qeverisë, të cilat janë me interes për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe janë me interes për integrimin evropian dhe euroatlantik të vendit, sundimin e drejtësisë dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, thuhet në kumtesën e përbashkët të VMRO-DPMNE-së dhe të BDI-së.

Në takim është theksuar se ndërtimi i marrëdhënive të mira ndëretnike është në interes të vendit dhe se duhet të vazhdojë me intensitet të zvogëluar, në bazë të parimeve të respektimit të ndërsjellë me të gjithë fqinjët tanë.

“Partnerët qeveritarë mbeten të përkushtuar dhe japin mbështetje të pakompromistë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në luftën kundër terrorizmit të pjesëmarrjes në misione ndërkombëtare dhe janë kundër shkeljes së ligjeve. Çdo sjellje kundërligjore, sjellje që nuk ka bazë ligjore ose sjellje që është në kundërtshim me ligjet dhe me të drejtën vendore dhe ndërkombëtare, nuk e ka mbështetjen e partnerëve qeveritarë dhe duhet të trajtohet dhe sanksionohet në procedurë përkatëse”, thuhet në kumtesë.

Qytetarët e Maqedonisë, shtohet në të, përballen me mjaft probleme të natyrës më të ndryshme socio-ekonomike dhe ky koalicion, koshient për të gjitha sfidat, intensiteti i së cilës është në mënyrë plotësuese i përforcuar për shkak të krizës së madhe debitore evropiane, do të bëjë gjithçka që të vazhdojë në mënyrë të përqendruar të përballet me to, duke i porositur zgjidhjet, masat dhe reformat më të mira të mundshme

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *