Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Në kohën e Brankos nuk janë paguar tatime, tani respektohen ligjet

Gruevski: Në kohën e Brankos nuk janë paguar tatime, tani respektohen ligjet

25 dhjetor-Deklaratën e tillë mund ta japë vetëm njeri i cili ende jeton në vitet e 90-ta theksoi kryetari i Qeverisë pas promovimit të 13 titujve të rinj nga sfera të ndryshme, nga projekti “Përkthim i 100 librave profesional, shkencor dhe libra nga të cilat mësohet në universitetet e larta, më të mira dhe më me renome në SHBA dhe në Angli, ndërsa nga sfera e drejtësisë në Francë dhe në Gjermani”.

Branko Cërvenkovski ende jeton në kohën kur ai ishte kryeministër dhe kur ka mundur të mos paguhen tatime dhe askujt asgjë të mos i ndodhë. Ajo kohë ka kaluar dhe sot në Maqedoni qeverisin ligje dhe qeveris Kushtetuta, tha kryeministri Nikolla Gruevski duke u përgjigjur në pyetje të ri i Qeverisë pas promovimit të 13 titujve të rinj nga sfera të ndryshme, nga projekti “Përkthim i 100 librave profesional, shkencor dhe libra nga të cilat mësohet në universitetet e larta, më të mira dhe më me renome në SHBA dhe në Angli, ndërsa nga sfera e drejtësisë në Francë dhe në Gjermani”.

“Në kohën kur ai ishte kryeministër dhe kur kishte një parregullsi për atë se kush paguan, kush nuk paguan tatime, kur nuk kishte rend, kur nuk kishte përparim, kur nuk kishte shtet të fortë, shtet stabil si shtetet tjera evropiane. Ajo kohë ka kaluar”, nënvizoi Gruevski.
Branko Cërvenkovski po vazhdon në stilin e Gadafit. Po vazhdon që të jetojë në një botë të tij me dozë serioze të altruizmit, jetesë në një botë të tij ku beson se i gjithë populli është me të, se të gjithë e mbështesin dhe se duhet me forcë të merret pushteti, vlerësoi kryeministri Nikolla Gruevski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për fyerjet nga lideri i LSDM-së dërguar deri te ai, Gruevski pas promovimit të 13 titujve të rinj nga sfera të ndryshme, nga projekti “Përkthim i 1000 librave profesionale dhe shkencore nga të cilat mësohet në universitetet më të larta, më të mira dhe më me renome në SHBA dhe në Angli, ndërsa nga sfera e drejtësisë në Francë dhe Gjermani”, tha se nga ajo që ka kuptuar nga deklarata, Cërvenkovski nuk ka kërkesa.

“Ai sot nuk parashtroi kërkesa, por thjeshtë dëshiron të vijë në pushtet dhe se këtë do ta bëjë në rrugë më të dhunshme, me bllokada, me shantazh, grumbullim të popullit, me nxehjen e atmosferës me kthimin e njerëzve njëri kundër tjetrit, me trazira, duke tentuar që të hyjë në Parlament dhe me dhunë që ta pushtojë”, tha kryetari i Qeverisë.

Ai konsideron se Cërvenkovski hyn në një fazë në të cilën tërësisht e ka humbur ndjenjën për realitet.

“Ai në mënyrë të hapur tha se fuqishëm është i vendosur që të kthehet në pushtet me zbatimin e dhunës, me rrahje siç dje tentoi kur u nis drejt pensionistëve, fermerëve, studentëve dhe drejt të gjithë atyre që ishin në anën tjetër. Nga ky aspekt shqetëson sjellja e tij, kjo është keq për demokracinë. Kjo është një varësi patologjike nga pushteti. Dhe kur flas patologjike, kjo është shumë e rrezikshme”, theksoi Gruevski.

Për demokracinë, shtoi, normale është që dikush të demonstrojë ose në ndonjë mënyrë të grevojë deri sa nuk përdoret dhuna. Në atë moment kur do të përdoret dhuna kjo veç më është shkelje e ligjeve dhe e Kushtetutës, prishje e imazhit të shtetit, bërje e fotografisë së keqe për vendin.

“Vërej se në të gjitha ngjarjet të cilat e prishin imazhin e shtetit në vitet e fundit në mënyrë të drejtpërdrejtë merr pjesë vetë Branko Cërvenkovski. Mbetet që në pjesëmarrjen e tij të vlerësojë dhe të zgjedh nëse do ta përkeqësojë kapacitetin dhe reputacionin e tij personal. Çdo njeri në mënyrë individuale ka reputacion të tij për shkak të karrierës së një njeriu i cili jeton në një botë të vet dhe ka ndjenjë të humbur për realitet ose do të zgjedh Maqedonia e cila bën përparim dhe reforma dhe Maqedonia në të cilën zbatohen projekte”.

Kryeministri dërgoi apel deri te anëtarët e LSDM-së që ta shikojnë situatën në të cilën i çon lideri i tyre, në të cilën, siç tha, nuk ka as kërkesa, as në çfarëdo mënyre të kthehet në pushtet.

“Tregon qartë se përderisa nuk ka mënyrë tjetër do të shkojë në forcë dhe me forcë do të kthehet në pushtet. Nuk e intereson as imazhi i shtetit, as populli, as nëse ky popull e mbështet, as proceset demokratike se si do të zhvillohen më tej, e sa nëse dikush do të vuan, nëse do ta humb jetën në llogari të tilla siç po paralajmërohen, nëse dikush do të lëndohet. Totalisht asgjë nuk e intereson”, nënvizoi Gruevski.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *