Home / Lajme / Maqedoni / Halili ripërsërit deklaratën për vetëvendosje

Halili ripërsërit deklaratën për vetëvendosje

5 dhjetor-Mbi të gjitha ne bazohemi në vullnetin politik të shqiptarëve të shprehur në Referendumin 12 Janarit 1992,në Kushtetutën e Republikës së Iliridës neni 6 i saj dhe shpallim këtë deklaratë për Vetëvendosje të shqiptarëve të Republikës së Iliridës brenda kufijve ekzistues të jashtëm, në mënyrë demokratike dhe paqësore”, shprehet Halili.

Kryetari i Republikës së Iliridës Nevzat Halili ka ripërsëritur qëndrimin e tij për vetëvendosje të shqiptarëve të Maqedonisë duke e mbështetur këtë në kontestet historike dhe grumbullimin e mbi 400 mijë nënshkrimeve në referendumin e 11 janarit të vitit 1992 të organizuar nga shqiptarët e Maqedonisë. Kreu i Institucioneve të Iliridës thirret në kuvendin e jashtëzakonshëm të mbajtur në muajin Prill në Tetovë. “Në Delegatët e këtij Kuvendi të jashtëzakonshëm historik dhe solemn, më datë 30 Prill 2012, shpallim Deklaratën për Vetëvendosje të Shqiptarëve të Republikës së Iliridës,duke u bazuar në 10 rezolutat e OKB dhe në 3 dokumentet e OSBE,si skti final i Helsinkut, Deklarata e Parisit për Evropë të re dhe Dokumenti i Kopenhagës, dokumente këto që garantojnë të drejtën e vetëvendosjes në mënyrë demokratike dhe paqësore ashtu siç edhe ne dëshirojmë. Mbi të gjitha ne bazohemi në vullnetin politik të shqiptarëve të shprehur në Referendumin 12 Janarit 1992,në Kushtetutën e Republikës së Iliridës neni 6 i saj dhe shpallim këtë deklaratë për Vetëvendosje të shqiptarëve të Republikës së Iliridës brenda kufijve ekzistues të jashtëm, në mënyrë demokratike dhe paqësore”, shprehet Halili. Sipas tij pas viteve të 45-ta të gjitha kërkesat e shqiptarëve u injoruan. “Shqiptarët pas luftës së dytë Botërore ngelën të zhgënjyer se nuk u përfill vullneti I tyre politik për vetëvendosje gjer në shkëputje apo bashkim me Shqipërinë. Që të jetë fatkeqësia edhe më e madhe gjer në ditët e sodit të gjitha kërkesat legale dhe demokratike të shqiptarëve janë injoruar edhe pas vitit 1990. Si rezultat I pakënaqësive gjithë popullore shqiptare, shqiptarët bojkotuan referendumin e 8 shtatorit 1991 për pavarësi dhe sovranitet të Maqedonisë por me të drejtë bashkangjitjeje me ndonjë shtet apo bashkësi shtetesh, kurse më 19 nëntor 1991 deputetë shqiptarë nuk votuan kushtetutën e parë të Maqedonisë pluraliste. Të indinjuar nga ky injorim dhe diskriminim mbi baza etnike, më 11 janar 1992, n shqiptarët organizuam kundër referendum për mëvetësim dhe vetëqeverisje të shqiptarëve klu morrën pjesë afër 400 mijë shqiptarë me të drejtë vote. Të gjitha kërkesat shqiptare në Prill të vitit 1993 ia drejtuam edhe këshillit të sigurimit të OKB-së në Nju York. Lufta e 2001 nuk do të ndodhte pot ë ishin plotësuar kërkesat e drejta të shqiptarëve dhe nuk do të kishin viktima të panevojshme”, thuhet në deklaratën e Halilit. Më tej Halili sqaron krerët e Republikës Iliridës të pakënaqur me premtimet e partive u vetëorganizuan. “Të pakënaqur edhe me mosrealizimin e premtimeve të partive politike shqiptare dhe mos implementimin e marrëveshjes së Ohërit në prill të vitit 2006, 63 përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare që nga Manastiri e deri në Kumanovë, themeluan Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të Iliridës kurse në maj të atij viti themeluan edhe kuvendin e republikës së Iliridës si dhe kabinetin e qeverisë dhe u emëruan disa ministra. Ky kuvend të gjitha seancat i ka mbajtur në vende ublike dhe në prezencë të mjeteve të informimit dhe për të njejtat kemi informuar zurën e BE-së, të OSBE-së, Ambasadën e SHBA-ve, atë të Shqipërisë dhe shumë shteteve tjera”, thotë në mes tjerash kryetari i Republikës së Iliridës Nevzat Halili. Ai ka përmendur se shqiptarët e Pollogut në të gjitha lëvizjet kombëtare dhe historike të Shqipërisë kanë marrë pjesë aktive në të kaluarën, duke filluar nga lufta e Skënderbeut e deri tek kryengritja e Dervish Carës. “Duke përkujtuar pjesëmarrjen e shumë delegatëve në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit nga territori i Iliridës në vitin 1878, poashtu duke pëkujtuar rolin e luftëtarëve shqiptar në Kryengritjen e Ilindenit dhe kontributin e delegatëve të Ilirdës në shpalljen e Republikës së Krushevës në vitin 1903, duke mos harruar vlerën e delegatëve reth një alfabetit të unifikuar në Kongresin e Manastirit të Iliridës më 1908 dhe unifikimin e këtij alfabeti në terrritoret e Iliridës, si dhe rolin e Ministrit të ushtrisë Mehmet Pashë Deralla në Qeverinë e Ismail bej Qemalit në vitin 1912. Pjesmarja masovike e shqiptarëve të Iliridës në Luftën e Dytë Botërore (1941-1945), posaçërisht kontributi i Brigadës së Shtatë Sulmuese Shqiptare.Duke reflektuar mbi vendosshmërinë masovike të shqiptarëve në Referendumin për Autonomi Politike dhe Territoriale , gjegjësisht për një formë të mëvetësimit dhe vetëvendosjes së shqiptarëve të Republikës së Iliridës dhe duke u mbështetur në shumë Rezoluta dhe Deklerata të OKB-së që garantojnë të drejtat legjtime të popujve për vetëvendosje, vendosëm që të japim këtë deklaratë për vetëvendosje“, tha Halili. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *