Home / Lajme / Rajon / Haradinaj i gatshëm të bashkëpunojë me Thaçin

Haradinaj i gatshëm të bashkëpunojë me Thaçin

2 dhjetor-Megjithatë, zyrtarët e AKK-së thoshin se do të hynin në Qeveri vetëm me Haradinajn si kryeministër.Haradinaj nga ana e tij nuk ka vendosur kushte. “Kushti im i vetëm është hapësira për punë”, tha Haradinaj, të shtunën në mbrëmje.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se partitë politike në vend nuk janë të gatshme për zgjedhje të shpejta dhe paralajmëron bashkëpunim me kryeministrin aktual Hashim Thaçi. Kushti i vetëm i tij është, hapësira për punë.

Ish kryeministri Ramush Haradinaj, i cili këtë javë u shpall i pafajshëm nga Tribunali i Hagës për krime lufte, tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me kryeministrin aktual Hashim Thaçi.

“Nuk janë diskutuar detaje, por unë jam i gatshëm që ta bashkëpunoj me Thaçin”, tha Haradinaj në një intervistë për RTK-në.

“I njoh sfidat me të cilat përballet qeveria si dhe sfidat e saj të brendshme, por nuk mund të shkojmë në zgjedhje pa përgatitur ofertat tona dhe pa bërë reformën zgjedhore”, tha kreu i AAK-së.

Thaçi drejtoi mirëseardhjen e Haradinajt në vend, me një fjalor të pazakonshëm afrie mes dy personaliteteve të njohura nga lufta pasi ishin antagonizuar që kur Haradinaj fillimisht nuk i ishte bashkëngjitur Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kishte krijuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si dhe pati hyrë më vonë në koalicion qeverisës me ish presidentin Ibrahim Rugova duke e lënë Thaçin në opozitë.

Thaçi e Haradinaj kishin shkëmbyer në vazhdimësi kritika kundër njëri-tjetrit.

Por diskursi ndryshoi disa muaj më parë kur AAK, që ka 12 deputetë në legjislaturën aktuale, u shpreh e gatshme të hynte në koalicionin e brishtë të Thaçit. Qëndrimi i deputetëve të saj në disa seanca parlamentare, po ashtu, e ka shpëtuar vendin prej zgjedhjeve të parakohshme.

Megjithatë, zyrtarët e AKK-së thoshin se do të hynin në Qeveri vetëm me Haradinajn si kryeministër.

Haradinaj nga ana e tij nuk ka vendosur kushte. “Kushti im i vetëm është hapësira për punë”, tha Haradinaj, të shtunën në mbrëmje.

Ai po ashtu tha se AAK-ja kishte analizuar dhe kishte vendosur drejt të hynte në procesin e bisedimeve për normalizim me Serbinë dhe tha se ata që e kundërshtojnë trajtimin e kësaj si temë nacionale “e kanë gabim”.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *