Home / Lajme / Rajon / Haradinaj: Në Qeveri, veç si kryeministër

Haradinaj: Në Qeveri, veç si kryeministër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka theksuar se partia që ai drejton ka marrë një ofertë për të ndarë përgjegjësitë dhe ai beson se një koalicion i AAK-së me PDK-në do të ndodhë.

Sipas tij, AAK është e interesuar që të bëjë ndryshime në situatën në vend pasi gjendja e tanishme nuk është e mirë.
Por për liderin e AAK-së kushti kryesor për të hyrë në koalicion është udhëheqja e qeverisë. Sipas tij, kjo është mënyra e vetme me anë të së cilës ai mund të kontribuojë.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë në RTK, ka theksuar se edhe pa hy në koalicion, AAK do të marr përgjegjësi dhe do të ndihmojë në proceset e reformës zgjedhore dhe posaçërisht në integrimet evropiane të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se dialogun politik me Serbinë e sheh si përgjegjësi e të gjithëve dhe jo vetëm si punë të qeverisë.

“Temat që trajtohen në dialog janë edhe te mijat edhe të Aleancës dhe nuk janë vetëm të qeverisë. Unë nuk mund të kursehem kur bëhet fjalë për interesat e krejt vendit. Të gjithë duhet të kuptojnë diçka që është buka dhe uji për qytetarët e tij”, ka theksuar Haradinaj.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *