Home / Lajme / Maqedoni / Hazbi Lika kandidat për Tetovën ?

Hazbi Lika kandidat për Tetovën ?

10 dhjetor- Zgjedhja për atë se kush do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Tetovës të BDI-së në këtë qytet me siguri do të përfundojë në fund të këtij muaji.BDI-ja, sipas tij, do të kandidojë kryetarë të komunave për rreth 20 qytete në vend.

Sekretari administrativ I BDI-së Hazbi Lika,zëvendëskryeministrja për euro-integrime Teuta Arifi njëkohësisht anëtare e udhëheqësisë më të lartë të BDI-së si dhe Ibrahim Deari, pronar I restoranit të njohur në Tetovë Arra, zhvillojnë garrë se cili nga këta do të jetë kandidatë për kryetarë komune në Tetovë nga radhët e BDI-së. këtë e ka bërë të ditur edhe Abdilaqim Ademi, anëtar i udhëheqësisë së BDi-së dhe njëherit edhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i cili e prezantoi partinë në konferencën “Zgjedhjet lokale 2013: Për barazi gjinore”. Ademi tha se kandidatë për kryetar të qytetit të Tetovës janë edhe Hazbi Lika dhe Ibrahim Dehari. Zgjedhja për atë se kush do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Tetovës të BDI-së në këtë qytet me siguro do të përfundojë në fund të këtij muaji.BDI-ja, sipas tij, do të kandidojë kryetarë të komunave për rreth 20 qytete në vend.Ndërkohë burime tona bëjnë të ditur se kandidat për komunën e Zhelinës nga BDI-ja do të jetë kryetari aktual Fatmir Izairi.

Lulzim Islami, ish anëtarë i kryesisë qendrore dhe këshillit të përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim do të jetë kandidati i BDI-së për kryetar të komunës së Tearcës.

Burime për TV KOHA sqarojnë se Lulzim Islami ka përkrahjen më të madhe nga të gjithë këshillat vendor të fshatrave të komunës së Tearcës dhe mbështetjen absolute të ish-ushtarëve të UÇK-së dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë kandidati i BDI-së për të udhëhequr komunën e Tearcës në katër vitet e ardhshme.

Lulzim Islami është pjesëmarrës në luftën e Kosovës, të Maqedonisë, shef kabineti i ish-kryetarit të komunës së Tetovës Hazbi Lika, ish-anëtarë i kryesisë qendrore dhe këshillit të përgjithshëm të BDI-së.

Degët dhe nëndegët e Bashkimit Demokratik për Integrim ka disa javë që janë duke analizuar kandidatët e mundshëm kryetar komunash dhe këshilltar komunal në të gjithë vendin dhe propozimet e tyre do ti dorëzohen kryesisë qendrore dhe liderit të BDI-së për fjalën e fundit.

Ndërkaq, në komunën e Vrapçishtit kandidatura është mes Neset dautit dhe kryetarit aktual Bajram Kadrija. Megjithatë ende nuk është bërë e ditur se kush do të jetë kandidat për kryetarë komune në Bërvenicë dhe Bogovinë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *