Home / Lajme / Rajon / Hotel luksoz në Banjat Nëna Naile

Hotel luksoz në Banjat Nëna Naile

5 dhjetor-Ky objekt ka 135 dhoma dhe apartamane luksoze me vaska e pishina ku sipas përgjegjësit profesor enver haxhiu do të shërohen sëmundjet reumatike, kardiovaskulare, traktit urinal, sëmundjeve të lëkurës, gjenetike.

Banjat e njohura “Nëna Naile” në Kosovë zgjeroi kapacitetin e saj edhe me një hotel luksoz me të gjitha kushtet për rehabilitim dhe shërim të sëmundjeve të ndryshme. Ky objekt ka 135 dhoma dhe apartamane luksoze me vaska e pishina ku sipas përgjegjësit profesor enver haxhiu do të shërohen sëmundjet reumatike, kardiovaskulare, traktit urinal, sëmundjeve të lëkurës, gjenetike.

Banjat Nëna Naile tanimë janë të njohura në mbarë rajonin dhe në të mysafirë vijnë nga maqedonia, Shqipëria, Suedia, Gjermania, Zvicra dhe shteteve të tjera nga Ballkani, thotë Sadri Novosella, pronar I banjave.

Në hapjen solemne të hotelit të ri, ishin present edhe zyrtarë të lartë të qeverisë së Kosovës si, zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi, Naim Fetahu zëvendësministër për bujqësi, disa kryetarë të komunave dhe mysafirë të tjerë.

Kompleksi I banjave nëna Naile tani ka kapcitete prej 2 mijë shtretërve, kurse për mysafirët kujdesen mbi 400 të punësuar. Specifike e kësaj banje është se ushqimi iu servohet mysafirëve prodhohet në fermën e banjës me standarde të larta ekologjike.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *