Home / Lajme / Maqedoni / Hovit: Maqedonia duhet të marë datë për negociata

Hovit: Maqedonia duhet të marë datë për negociata

2 dhjetor-Duke i vlerësuar këto mesazhe si “një xhest të madh” nga Shkupi kundrjet fqinjëve në prag të takimeve të dhjetorit të Këshillit Evropian, eurodeputeti britanik theksoi se bëhet fjalë për fjalë, megjithatë fjalë të cilat janë të sinqerta.

Ende nuk jam i sigurt se do të kontraktohet datë, por jam i bindur se Maqedonia duhet që të fillojë negociatat për anëtarësim me BE-në, thotë eurodeputeti britanik dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Riçard Hovit në intervistën për programin “Portas” në kanalin televiziv MTV.

“Do të punojë deri në minutën e fundit të orëve të fundit që të merret vendim i cili do të përcaktojë datën për negociata ose do të japë hap vendimtar dhe të pakthyeshëm drejt përcaktimit të datës për negociata”, thekson Hovit.

Duke i komentuar marrëdhëniet me Greqinë dhe me Bullgarinë në kontekst të fqinjësisë së mirë Hovit i përshëndeti, siç tha, mesazhet pajtuese që Shkupi i dëtgon Athinës dhe Sofjes.

Duke i vlerësuar këto mesazhe si “një xhest të madh” nga Shkupi kundrjet fqinjëve në prag të takimeve të dhjetorit të Këshillit Evropian, eurodeputeti britanik theksoi se bëhet fjalë për fjalë, megjithatë fjalë të cilat janë të sinqerta.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse duket ndonjë marrëveshje Hovit me qëndrim “Kuptohet, ende nuk është arritur marrëveshje për gjithçka, megjithatë më e rëndësishmja është që këto procese, që janë pozitive dhe janë pjesë e domosdoshme e arritjeve përfundimtare të vendimeve të sukseshme, janë në rrjedhë”. Gjithashtu sipas tij shumë e rëndësishme është që tonet pajtuese kundrejt Athinsë dhe Shkupit nuk vazhdojnë vetëm deri në miratimin e vendimit të dhjetorit, por përgjithmonë.

Në pyetjen për emrin Hovit konsideron se në fund, megjithatë të dy vendet do të duhet që të gjejnë zgjidhje, diçka, që siç vlerëson, është e dhimshme për të dyja palët

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *