Home / Sport / Ibraimi futbollist i vitit në Maqedoni?

Ibraimi futbollist i vitit në Maqedoni?

Ibraimi shihet si favorit për të fituar çmimin, nëse meren parasysh disa parametra në sukseset e arritura, pasi ai ka fituar titullin e kampionit në Slloveni, Kupën e Sllovenisë, kishte paraqitje të mira me Mariborin në Liga Evropa, ndërsa ishte bindshëm futbollisti më i mirë i kombëtares së Maqedonisë në sfidat e fundit kualifikuese dhe kontrolluese.

Futbollisti tetovar Agim Ibraimi që luan me Mariborin në Slloveni, është njëri prej tre kandidatëve për të fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit, në zgjedhjen e Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Ky manifestim pas pushimit njëvjeçar, rrikthehet në skenë ngadrejtuesit e rrinjë të FFM-së. Mirëpo tani për dallim nga vitet e kaluara kur zgjidhej futbollisti i vitit në Maqedoni dhe futbollisti më i mirë që luan jashtë vendit, kësaj rradhe do të ketë një fitues të vetëm që do të bart çmimin ‘Futbollisti më i mirë i vitit në Maqedoni’. Dhe në këtë drejtim tre kandidatët që kanë hyrë në finale të kësaj përzgjedheje janë Agim Ibraimi, Goran Padev dhe Nikollçe Novevski. Ibraimi shihet si favorit për të fituar çmimin, nëse meren parasysh disa parametra në sukseset e arritura, pasi ai ka fituar titullin e kampionit në Slloveni, Kupën e Sllovenisë, kishte paraqitje të mira me Mariborin në Liga Evropa, ndërsa ishte bindshëm futbollisti më i mirë i kombëtares së Maqedonisë në sfidat e fundit kualifikuese dhe kontrolluese. Goran Pandev me Napolin fitoi Kupën e Italisë dhe luajti me skuadrën e tij në Liga Evropa, duke qenë si gjithnjë kandidat për fitues të çmimit të më të mirit, ndërsa prapa tij dhe Ibraimit duket se mbetet Nikollçe Novevski, i cili pati sezon të mirë me Majncin në Bundesligë, por pa mundur të prekë ndonjë titull të rëndësishëm.

Nuhiu i Renovës, për futbollist vendor?

Në Manifestimin e FFM-së gjithsesi se do të zgjidhet edhe futbollisti më i mirë në kampionatin vendor, ku njëri prej tre finalistëve është kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu, i cili sezonin e kaluar me skuadrën e tij fitoi Kupën e Maqedonisë dhe kishte paraqitje të mira në Liga Evropa, ku luajti dy xhiro. Në këtë konkurencë duket në epërsi Ostoja Stjepanoviq, i cili fitoi titullin e kampionit me Vardarin, ndërsa rregullisht thiret edhe në kombëtaren e Maqedonisë. Konkurenti i tretë për ‘Futbollisti më i mirë në kampionatin vendor’ është anëtari i Rabotniçkit, Krste Velkovski, i cili realisht mbetet shumë prapa Stejpanoviqit dhe Nuhiut.

Presidenti, ‘trajner më i mirë’?

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Illço Gjorgjioski është favorit për çmimin ‘trajneri më i mirë i vitit’, pasi sezonin e kaluar si trajner fitoi titullin e kampionit me Vardarin, ndërsa përkundër eliminimit, luajtën mirë kundër BATE Borisovit në kualifikimet për Ligën e Kampionëve. Më vonë Gjorgjioski braktisi Vardarin, për të trashëguar Haxhi-Risteskin në pozitën numër një të FFM-së. Kundërshtarë të presidentit të FFM-së në garën për çmimin e ‘trajnerit të vitit’ ka ish-teknikun e Renovës, Vllatko Kostovin, i cili me xhepçishtasit fitoi Kupën e Maqedonisë. Kandidati i tretë në këtë garë është trajneri i Napredokut, Dragan Boçevski, që këtë sezon me kërçovarët shënon rezultate të shkëlqyeshme.

Ekipi i vitit: Vardari, Renova dhe Horizonti?

Çmimi ‘Skuadra më e mirë e vitit’ do të zgjidhet ndërmjet Vardarit, Renovës dhe Horizont Turnovës. Vardari është favorit për shkak të titullit të kampionit sezonin e kaluar dhe fitimit të pozitës së parë pas gjysmëstinorit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni. Renova konkuron me Kupën e Maqedonisë, por mbetet pas me rezultatet katastrofale këtë gjysmëstinor, si dhe eliminimin nga Kupa e Maqedonisë. Horizont Turnova shkëlqen këtë sezon të ri, mirëpo realisht është larg garës për t’u shpallur ekipi më i mirë i vitit dhe kualifikimi në finale të kësaj zgjedhje është ndoshta maksimumi i kësaj skuadre. Manifestimi për zgjedhjen e më të mirëve nga ana e FFM-së do të zhvillohet më 27 dhjetor në Shkup.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *