Home / Sport / Ibraimi futbollisti i vitit 2012

Ibraimi futbollisti i vitit 2012

“Jam shumë i lumtur që arrita ta fitoj këtë çmim, të Federatës së futbollit, e falënderoj familjen time për mbështetjen e përgjithshme dhe të gjithë atyre që kanë besim tek unë. Unë gjithmonë do të jap maksimumin për Kombëtaren e Maqedonisë, por me rëndësi është se po luajmë shkëlqyeshëm në këtë cikël të kualifikimeve”, deklaroi Ibraimi.

Futbollisti shqiptar Agim Ibraimi, për herë të parë ka arritur që të shpallet futbollisti më i mirë në Maqedoni për vitin 2012, në organizimin e Federatës së futbollit të Maqedonisë. Mirënjohjen ia ndau kryetari i FFM-së, Ilço Gjorgjioski. “Jam shumë i lumtur që arrita ta fitoj këtë çmim, të Federatës së futbollit të Maqedonisë, e falënderoj familjen time për mbështetjen e përgjithshme dhe të gjithë atyre që kanë besim tek unë. Unë gjithmonë do të jap maksimumin për Kombëtaren e Maqedonisë, por me rëndësi është se po luajmë shkëlqyeshëm në këtë cikël të kualifikimeve”, deklaroi Ibraimi. Agim Ibraimi ka arritur të fiton edhe çmimin si futbollist i mirë që luan në kampionatet e huaja, ku arriti që të mposhtë konkurrencën e Gorand Pandevit i cili është pjesë e Napolit si dhe Nikolçe Novevskin e Majncit, ndërsa këtë mirënjohje ia ndau nënkryetari i FFM-së Qenan Idrizi. Futbollist më mirë nga kampionati vendor u shpall Ostoja Stjepanoviq i KF Vardarit në konkurrencë me Fisnik Nuhiun e Renovës dhe Kërste Velkovskin e Rabotniçkit. Nga sportistët shqiptar me plakat u shpërblye dhe golashënuesi më mirë i futsallit, Isen Memedi i KF Elita e Sllatinës, ndërsa Gentiana Roçi u shpallë futbolliste e vitit nga kampionati vendor. Ndërkaq, futbollisti më i mirë në futsall u shpall Zoran Leveski i Zhelezarecit, ndërsa trajneri më mirë në futsall u shpall Zopran Lekiq po ashtu i Zhelezarecit. Trajner më i mirë i vitit u shpall ish trajneri i Vardari, tani kryetar i FFM-së Ilço Gjorgjioski. “Ky shpërblim është i vyer për mua, por parasegjithash të njëjtin dua t’ua përkushtoj të gjithë kolegëve të mi, të kategorive të reja që e përgatisin gjenerata e reja”, tha kryetari i FFM-së Ilço Gjorgjioski. Golashënuesi më i mirë është shpallur futbollisti i Vardarit, Filip Ivanovski, ndërsa futbollistë më i mirë i ri u shpall David Babunski që është anëtari i skuadrës katalunase, Barcelona. Çmimi për refer më të mirë shkoj për Aleksandër Stavrevin, ekipi më fer-plej u shpall skuadra e Sileksit. Futbollistë më e mirë që luan jashtë vendin u shpall, Natasha Andonova që është anëtarë e ekipit gjerman, Potsdam Turbine, golashënuesja më e mirë në futboll për femra u shpall Violeta Spirovska e skuadrës Nashe Taksi, futbollistja më e mirë për gjenerata e reja u shpall Aneta Gjorigieva e cila mbron ngjyra e skuadrës Mlladost, trajner më i mirë në futbollit e femrave u shpall Kiril Izov i skuadrës së Istatov, ndërkaq si punëtor më i mirë i futbollit i shpall Orce Todorov i Horizont Turnovës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *