Home / Sport / Insistimi i Abramoviç bezdis Guardiolën

Insistimi i Abramoviç bezdis Guardiolën

Çelsi ka marrë një paralajmërim të qartë që të lërë të qetë Pep Guardiolën, në të kundërt rrezikon që të humbasë përfundimisht mundësinë që të ketë trajnerin spanjoll në stolin e saj në të ardhmen.

Pronari i klubit londinez, Roman Abramoviç, është i dëshpëruar në dëshirën e tij për të patur teknikun katalanas në drejtimin e skuadrës, pasi shkarkoi Roberto Di Mateon dhe ka emëruar deri në fund tët sezonit Rafel Benitez. Por ish-trajneri i Barcelonës ka filluar të acarohet nga kërkesat dhe kontaktet e vazhdueshme që i vijnë nga Çelsi.
Këshilltarët e spanjollit i kanë bërë të qartë pronarit të Çelsit se ky lloj insistimi për të mësuar nëse do të pranojë ofertën e tij apo jo, thjesht po krijon një efekt të kundërt, me Guardiolën që po mendon seriozisht të refuzojë një ofertë të mundshme, i irrituar nga interesimi i vazhdueshëm.
Trajneri katalanas ka vendosur të bëjë pushime dhe telefonatat e pandërprera të personave pranë Abramoviç nuk po e lënë të qetë në këtë periudhë.
Abramoviç, nga ana tjetër, është i shqetësuar se mos Guardiola bindet para projekteve që mund t’i ofrojnë klube të tjera si PSZH, Mançester Junajtid, Mançester Siti, Milan e Bajern Mynih, që kanë shprehur interesimin për të.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *