Home / Lajme / Maqedoni / IRI: Prijnë VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja

IRI: Prijnë VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja

10 dhjetor-Në pyetjen se në qoftë se partitë politike do të duhet të vlerësohen me nota nga një deri në pesë sipas sistemit të shkollës së mesme për vlerësim në Republikën e Maqedonisë, VMRO-DPMNE-ja ka marrë notë mesatare prej 2,56, LSDM-ja 1,97, BDI-ja 1,75. paraprakisht kjo notë për VMRO-DPMNE-në ishte 2,57, për LSDM-në 2,27, për BDI-në 1,93.

VMRO-DPMNE-ja ka rejting më të lartë midis partive politike me 27 për qind, pas saj janë LSDM-ja me 13, BDI-ja me 11 për qind dhe PDSH-ja me 4 për qind.

Këto për qindje dalin nga sondazhi i realizuar në terren nga IRI në gjysmën e dytë të muajit të kaluar dhe janë rezultat i përgjigjes së pyetjes se për kë do të votonit në qoftë se tani do të dilnit në zgjedhje.

Sondazhi është realizuar midis mbi njëmijë qytetarëve në gjithë territorin e vendit.

Në krahasim me më parë, VMRO-DPMNE-ja e mban rejtingun nga 27 për qind, ndërsa rejtingu i LSDM-së sipas këtyre sondazheve është në rënie, ka qenl 16, tani është 13 për qind. Për BDI-në do të votonin numri i njejtë i qytetarëve, ndërsa rejtingu i PDSH-së ka rënë për një pikë për qind.

Si të papërcaktuar, sipas sondazhit të bërë në gjysmën e dytë të nëntorit, janë prononcuar 27 për qind e të anketuarve.

Në pyetjen se në qoftë se partitë politike do të duhet të vlerësohen me nota nga një deri në pesë sipas sistemit të shkollës së mesme për vlerësim në Republikën e Maqedonisë, VMRO-DPMNE-ja ka marrë notë mesatare prej 2,56, LSDM-ja 1,97, BDI-ja 1,75. paraprakisht kjo notë për VMRO-DPMNE-në ishte 2,57, për LSDM-në 2,27, për BDI-në 1,93.

Rejting më të lartë midis politikanëve edhe më tej ka lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për të cilin janë prononcuar 20 për qind e të anketuarve. Pas tij është Ali Ahmeti me 8 për qind, pastaj Zoran zaev nga LSDM-ja, kryetar i komunës së Strumicës me 5 për qind, lideri i opozitës Branko Cërvenkovski për të cilin janë prononcuar diçka më pak se 5 për qind e të anketuarve, presidenti Gjorge Ivanov me 4 për qind dhe i fundit në këtë listë është Menduh Thaçi për të cilin janë prononcuar 2 për qind e të anketuarve.

Në pyetjen se vallë mendoni se Maqedonia është më afër BE-së prej para katër viteve, 58 për qind e të anketuarve konsiderojnë se jemi më afër BE-së, 23 se nuk jemi afër, ndërsa 19 për qind nuk e dinë.

Rënie të vogël prej disa pikë për qindje shënon mbështetja për hyrje në NATO dhe BE. Sipas sondazhit të fundit të IRI-t të bërë në nëntor mbështetja për hyrje në NATO ishte 87 për qind, ndërsa paraprakisht ajo ishte 91 për qind. Lidhur me BE-në ajo tani është 84 për qind, ndërsa paraprakisht ishte 87.TV KOHA

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *